Danimarka, Olsen paralajmëron:Kujdes, s‘është Shqipëria e 1 prillit!
Danimarka zbarkoi në Tiranë rreth mesditës së djeshme dhe menjëherë fi lloi duke menduar për llogaritë që do të mund ta shpallin atë të kualifi kuarën direkte të grupit 1 të eliminatoreve të Botërorit 2010. Që danezët të presin biletën për në Afrikën e Jugut, duhet që të marrin një fi tore ndaj Shqipërisë dhe të shpresojnë në një humbje ose në një barazim të Suedisë me Maltën dhe në një humbje të Hungarisë në ndeshjen që do të luajë sot në shtëpi ndaj Portugalisë. Gjithsesi, trajneri i danezëve Morten Olsen, në dukje i qetë gjatë konferencës së shtypit në hotel "Sheraton", kërkon përqendrimin maksimal të futbollistëve të tij te ndeshja me kuqezinjtë e drejtuar nga Josip Kuzhe. Sipas tij, ekipi ka një shans të mirë për t‘u kualifi kuar për në Botëror që në këtë ndeshje. Trajneri i kundërshtarëve këmbën-gul se futbollistët duhet të japin maksimumin ndaj Shqipërisë, pasi nëse nuk e bëjnë këtë rrezikojnë të çojnë dëm gjithë atë mund në ndeshjen ndaj Portugalisë të shtu-nën në Kopenhagen, ku barazuan 1-1. "Do të ishte një mëkat vdekjeprurës të zbresim në Shqipëri pa të njëjtin vullnet, gatishmëri dhe përkushtim si kundër Portugalisë", shpjegon Olsen. Ai thekson se ka respekt të madh për Shqipërinë, sidomos për faktin se kuqezinjtë janë shumë të vështirë për t‘u mundur në shtëpi. Suedia nuk mori më shumë se një barazim 0-0, ndërsa Portugalia fi toi në minutat shtesë. "Pra kemi një detyrë të vështirë. Më 1 prill morëm një fi tore bindësi 3-0 ndaj tyre në Kopenhagen, por tashmë nuk është e njëjta Shqipëri. Ajo ka ndrysh-uar shumë. Në shtëpinë e saj kjo skuadër i ka prishur punë edhe ekipeve të mëdha. Në krahasim me ndeshjen e parë ajo ka ndryshuar, pasi është përforcuar me Lorik Canën në qendër të mbrojtjes dhe Bogdanin në sulm. Tashmë kanë ndërtuar një ekip më të organizuar sesa ishin më parë. Kjo ka ardhur me ndryshimin e trajnerit të tyre pas humbjes ndaj nesh. Ata do të jenë edhe më të karikuar, pasi do të luajnë përpara tifozerisë së tyre, e cila do të jetë një ‘lojtar‘ më shumë kundër nesh". Megjithatë, trajneri i Danimarkës mendon se skuadra e tij e ka potencialin për ta përballuar me sukses këtë sfi dë. "Ne duhet të angazhohemi duke besuar tek af-tësitë tona dhe të tregojmë se jemi një skuadër e mirë", nënvizoi Morten Olsen. Tekniku i kundërshtarëve njoftoi se pas stërvitjes së fundit të së martës vazhdon të jetë në dyshim vetëm Majkëll Silberbauer, i cili në ndeshje kundër Portugalisë luajti si mbrojtës krahu. Kur skuadra do të ketë zbritur në "Qemal Stafa" për t‘u përballur me Shqipërinë, ndeshja Suedi-Maltë do të ketë mbaruar. Stafi ka vendosur që të mos ua tregojë rezultatin futbollistëve të saj. Morten Olsen e konfi rmoi këtë menjëherë pas mbërritjes në Tiranë, gjatë konferencës për shtyp.