Bastet, Shqipëri-Danimarkë 0:2
Me një Danimarkë në formë të mirë, kuo-ta për fi toren e tyre ndaj Shqipërisë nuk mund të ishte më e madhe se 1.25. Por edhe nëse ata do të fitojnë, nuk do të munden ta bëjnë këtë me goleadë, pasi Shqipëri nuk ka humbur kurrë me më shumë se dy gola në ndesh-jet e luajtura në shtëpi. Kuqezinjtë e bllokuan Suedinë në një barazim 0-0, humbën 1-0 me Hungarinë dhe 1-2 me Portugalinë, një ndeshje që mund të kishte për-funduar në barazim. Kombëtarja jonë shiko-het si e vështirë për t‘u mundur në shtëpi, pasi në katër ndeshjet e fundit ka pësuar vetëm tri gola. Megjithatë bastexhinjtë mendojnë se do të jetë e vështirë për Shqipërinë që të marrë një fitore apo një barazim në këtë ndeshje. Sipas tyre, Danimarka do të mund kthehet në shtëpinë e saj me 3 pikët në xhep. Rezultati më i kuotuar është: Shqipëri-Dani-markë 0-2. Ndërkohë, një nga bastet që reko-mandohen nga kom-pania "Betfair" është fitorja e Danimarkës me rezultatin e saktë 1:0. Nëse sfi da në Ti-ranë përfundon në këtë mënyrë, bastexhinjtë do të përfi tojnë 6.4 herë më shumë sesa shifra që kanë luajtur.