E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët durrsakë në protestë, po na shembet dispanseria

20/01/2009  Firma ndërtuese ndërhyri për zgjerim, por preku themelet. Plasariten muret dhe shkallët

DURRES- Mjekë dhe infermierë të ambulancës që gjendet tek ish-rajoni i policisë së qytetit të Durrësit kanë dhënë alarmin lidhur me dëmin e madh që i ka shkaktuar një firmë ndërtimi godinës së tyre. Drejtoresha e ambulancës, Hava Tare, ka apeluar dje për të disatën herë duke paralajmëruar edhe rrezikun që i kanoset personelit të lartë e atij të mesëm të bluzave të bardha si dhe vet qytetarëve, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. Në një shkresë që drejtori i spitalit të Durrësit, Neritan Muderrizi, i ka dërguar bashkisë, Policisë Bashkiake, prefekturës dhe Ministrisë së Shëndetësisë theksohet se firma ndërtuese “LIM EM” sh.p.k Tiranë ka dëmtuar rëndë objektin dhe ka vënë në rrezik themelet e objektit të dispanserisë së Durrësit. “Muret kanë plasur si brenda dhe jashtë, themelet janë çarë dhe mbushur plot më ujë, shkallët gjithandej janë dëmtuar rëndë dhe jeta në këtë objekt është e vënë në rrezik”,-ka deklaruar përgjegjësja Tare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›