Projekti, park biznesi ne zonen e aeroportit
Kryeministri Berisha priti gjate dites se djeshme ne takim perfaqesues te nje konsorciumi kompanish, kompani gjermane, amerikane dhe shqiptare. Perfaqesuesit e ketij konsorciumi, te kryesuar nga kompania gjermane Lindner, kompani lider ne tregun evropian te pasurive te paluajtshme, i paraqiten kryeministrit Berisha projekt-studimin per ndertimin e Parkut te Biznesit ne Tirane (Tirana Business Park), ne zonen prane aeroportit te kryeqytetit shqiptar. Ky studim perben nje nder projektet me te medha ne fushen e tregut te pasurive te paluajtshme, vlera e investimit te te cilit arrin ne mbi 85 milione euro dhe shtrihet ne nje siperfaqe prej rreth 21 hektare. Kryeministri Berisha vleresoi kete projekt per madheshtine e tij dhe pozicionin e vendosjes, por vecanerisht per ndjeshmerine mjedisore. Projekti beri te ditur Berisha, e shnderron kete zone ne nje hapesire te pershtatshme biznesi dhe kombinon aktivitetin e industrise se teknologjise se larte, me vendosjen e selive drejtuese te kompanive. Ky eshte nje nder projektet me te perparuara, nga pikepamja e standardeve, ne te gjithe rajonin.