"Bankat s'do shperndajne fitimet"
Julian Llupo
Bankat qe operojne ne Shqiperi nuk do te shperndajne fitim per aksioneret. Deklarata ka ardhur gate dites se djeshme nga ana e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, ne nje takim qe ai pati me Shoqaten Shqiptare te Bankave. "Per te qene me konkret, Banka e Shqiperise do te kerkoje qe dividentet e materializuar ne vitin 2008, te destinohen per te rritur kapitalin e bankave, qe ju drejtoni. E kam permendur vazhdimisht se sistemi yne eshte i mirekapitalizuar, por megjithate ne kushtet aktuale, e gjykoj si mase kujdesi, rritjen e metejshme te tij", tha Fullani. Guvernatori i BSH-se beri te ditur gjithashtu se Autoriteti Qendror Monetar eshte duke marre nje sere masash ne kushtet kur e gjithe bota eshte duke u perballur me krizen me te madhe financiare qe pas viteve 1930. "Njesoj si shumica e ekonomive te ndryshme te botes edhe vendi yne, gjendet perpara nje viti me shume te panjohura. Nuk do te doja te anashkaloja faktoret e brendshem por gjithsesi, ajo qe sot konsiderohet ceshtja me e nxehte, ka te beje me ambientin e pergjithshem global. Ka kohe qe parashikimet e agjencive te ndryshme, te institucioneve kombetare dhe atyre nderkombetare parashikojne nje vit me kontraktim te prodhimit te pergjithshem boteror. Do te ishte utopike dhe deri diku shprehje e mungeses se kujdesit, nese do te mendonim se ekonomia jone do te preket shume pak apo aspak nga kriza globale", - tha Fullani. Nje nga pjeset me te rendesishme te diskutimit te kreut te BSH-se ishte e lidhur me kreditimin dhe me rolin tejet te rendesishem, qe kredia ka per ekonomine. Fullani kerkoi nga ana e bankave qe te vazhdojne te japin kredi per ekonomine, duke deklaruar se kredia mbetet faktori baze per rritjen e deritanishme ekonomike. "Vitet e fundit kredia per ekonomine ka eklipsuar kontributin e sektorit publik ne gjenerimin dhe perdorimin e fondeve financiare, mbeshtetur kjo edhe nga nje proces i gjate, i konsolidimit fiskal te vendit. Ky proces perdorimi me efektiv i fondeve, ndikon ne rritjen e eficiences dhe rritjen ekonomike. Nje tkurrje e kredise per ekonomine, mbart rrezikun e veprimit te anasjellte, te eklipsimit te kontributit te kredise per ekonomine nga shpenzimet e sektorit publik", tha Fullani. Nje nga politikat qe Banka Qendrore tashme eshte e detyruar qe te ndryshoje sipas Guvernatorit Fullani eshte politika monetare. Renia e ndjeshme ne kerkesen boterore, ka treguar se tashme bota po perballet me nje situate deflacioni. Nje situate e tille tashme ka detyruar nje pjese te madhe te bankave qendrore, qe te ulin ndjeshem interesat baze te monedhave, duke arritur deri ne ekstrem kur Rezerva Federale ulet deri ne 0%. "Zhvillimet dhe informacioni me i fundit sugjerone se balanca e rreziqeve per inflacionin ne te ardhmen eshte e zhvendosur ne kahun zbrites, duke krijuar hapesira per manovrim ne te ardhmen e afert", tha Fullani.
Masat e marra per krizen ekonomike
Banka e Shqiperise eshte duke studiuar edhe disa masa te tjera, per t'i paraprire me mire funksionimit optimal te sistemit bankar. Per te qene me konkret, Banka e Shqiperise do te kerkoje qe dividentet e materializuar ne vitin 2008, te destinohen per te rritur kapitalin e bankave, qe ju drejtoni. E kam permendur vazhdimisht se sistemi yne eshte i mirekapitalizuar, por megjithate ne kushtet aktuale, e gjykoj te si mase kujdesi rritjen e metejshme te tij. Viti 2009 do te jete nje vit i veshtire e per rrjedhim, cdokush duhet te marre masat per te kuptuar drejt dhe per te interpretuar me profesionalizem rolin e tij. Per te mbajtur dinamiken e zhvillimit te qendrueshem, sistemi bankar duhet te persose me tej infrastrukturen e tij.
Fitimet e bankave ne vitin 2008
Sipas te dhenave me te fundit, sistemi bankar shfaqet fitimprures. Treguesi i kthimit mbi aktivet per gjithe vitin 2008 pritet te jete 1.17 per qind, nderkohe qe treguesi i kthimit mbi kapitalin te jete 14,7 per qind. Gjate vitit 2008, bankat kane zgjeruar investimet e tyre, por nga ana tjeter kane rritur edhe kapitalin. Niveli i mjaftueshmerise se kapitalit perben 17.5 per qind te totalit te aktiveve dhe zerave jashte bilancit te klasifikuara sipas rrezikut. Situata e likuiditetit e sistemit bankar gjate vitit 2008 paraqitet e mire. Treguesi i aktiveve likuide ndaj totalit te sistemit, pavaresisht se gjate viteve te fundit ka shfaqur tendence prezantohet ne rreth 46 per qind, vlere kjo qe konsiderohet e kenaqshme.
Normat e interesit te kredive
Rregullorja standardizon kerkesat mbi menyren dhe formen e dhenies se informacionit per klientet per produktet dhe sherbimet bankare te ofruara, per publikimin ne vecanti te normave efektive te interesit te depozitave dhe kredive, per metoden e llogaritjes se normes efektive te interesit per kredite, elementet e kontrates se kredise dhe depozitave, per marketingun e produkteve dhe sherbimeve, ruajtjen e konfidencialitetit te te dhenave te klientit, trajtimin e ankesave te ketij te fundit, si dhe krijimin e strukturave te vecanta lidhur me keto ankesa. Pjese e paketes se re ishte dhe standardizimi i informacionit te detyrueshem qe bankat dhe deget e bankave te huaja duhet te bejne publik, ne lidhje me veprimtarine kryesore te bankes, organizimin dhe drejtimin e saj, gjendjen financiare, administrimin e rrezikut si dhe politikat kontabel.
Likuiditeti
Ne vijim te kerkesave te meparshme, do te kerkoja perseri qe te jeni me aktive ne tregun e parase, ne tregun nder bankare dhe ne tregun e letrave me vlere. Banka e Shqiperise e ka perseritur disa here, se do te plotesojme cdo nevoje te tregut financiar me likuiditet. Ne kerkojme qe ne politikat qe ju aplikoni, ne lidhje me portofolin e investimeve, te jeni me te pavarur nga selite tuaja qendrore
Kartemonedha
Banka e Shqiperise, duke filluar qe nga fundi i ketij viti, do te hedhe ne qarkullim kartemonedhen e re me vlere nominale 2000 leke, nderkohe qe eshte rishtypur e gjithe seria ekzistuese. Dua te theksoj se e gjithe sasia e kartemonedhave te rishtypura, si dhe ato te prerjes 2000 leke eshte e pajisur me elementet me moderne te sigurise.