E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshja, kredi per biznesin e vogel dhe te mesem

Tirana Bank dhe Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes (METE) kane nenshkruar se fundmi nje marreveshje financiare, e cila mundeson perdorimin e nje fondi prej 25 milione euro ne ndihme te kreditimit te bizneseve te vogla dhe te mesme. Ky fond eshte vene ne dispozicion te kater bankave nga METE, mes te cilave eshte perzgjedhur edhe Tirana Bank si nje nga bankat lider ne kreditimin dhe mbeshtetjen e biznesit te vogel dhe te mesem, ne tregun shqiptar. Ky fond i vene ne dispozicion te biznesit shqiptar nga Ministria e Ekonomise vjen ne kuader te bashkepunimit Italo-Shqiptar per zhvillim ne "Programin e Zhvillimit te sektorit privat shqiptar nepermjet nje linje kreditimi per SME-te dhe asistence teknike". Ky program synon te mbeshtese zhvillimin e biznesit privat shqiptar, duke lehtesuar marrjen e kredive nga bizneset e vogla dhe te mesme lokale. Rritja e kreditimit nga ana e bankave te nivelit te dyte mbetet nje nga "levat" kryesore te rritjes se investimeve ne vend. Njekohesisht sipas BSH-se ka nje linje te drejtperdrejte pozitive, midis kreditimit dhe zhvillimit ekonomik te vendit. Pavaresisht goditjeve qe po peson ekonomia boterore, sistemi bankar shqiptar vazhdon qe te kete nje ecuri normale duke perfshire ketu edhe kreditimin e bizneseve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›