Mjekët injorojnë urdhrin e Dashit, vazhdojnë konsultat nëpër pavione
Një ditë pas urdhrit të Drejtorit të QSUT-së, Ilir Dashi, se asnjë qytetar i paautorizuar nuk do të lejohej të hynte në spital dhe fill pas vendosjes së orarit të ri të vizitave pacientë dhe të afërm të tyre lëvizin lirisht në korridoret e gjata. Zhurma e dy ditëve më parë se askush nuk do të hynte dhe nuk do të shkelte orarin e vendosur nga drejtoria nuk dha asnjë efekt.
Edhe njoftimet e vendosura në dyert e pavijoneve nuk patën asnjë vlerë. Në një vëzhgim të kryer nga gazeta SOT ditën e djeshme është vënë re se në një pjesë të madhe te pavijoneve të afërm dhe pacientë lëviznin lirisht pa ja vënë veshin punonjësit të policisë private se futja e tyre është me orar. Në rastet më të mëdha ata që nuk e kanë kuptuar këtë gjë duket sikur janë vetë të afërmit e pacientëve që duan me çdo kusht të hyjnë në spital. Por jo vetëm ata edhe mjekët apo shefat e shërbimeve në rastet kur i njohin pacientët i fusin të afërmit e tyre pa respektuar orarin e ri. Me prêt doktor x në pavijon, do shoh të afërmin tim e dëgjojmë Fatmirën, një grua rreth të 50- tave e cila i kërkon me qetësi rojës ta lejojë të hyjë brenda në spital. Punonjësi që qëndron tek dera dhe një ditë më parë gati-gati është konfrontuar me turmën e madhe të njerëzve e hap derën pa bërë asnjë fjalë, edhe pse ora shënon 11.30 minuta. Ndërkohë të tjerë presin për të hyrë duke i kërkuar policit që mos bëjë dallime. Por ka edhe nga ata qytetarë që vijnë të shoqëruar nga vetë mjekët. Në këtë rast dera nga punonjësi i policisë private hapet duke buzëqeshur. Por më fatkeqëtduket se janë të afërmit e pacientëve që janë nga rrethet pasi ata as nuk janë të shoqëruar por nuk kanë as rekomandimin e mjekëve. Ata qëndrojnë pas derës së madhe duke ku lutur policit që ti lejojë qofte edhe për pak. Kemi dy orë pas derës kemi ardhur nga fshatrat e Kukësit për të parë të afërmin tonë dhe na duhet të largohemi shpejt se na ikin furgonët rrëfejnë për gazetën një çift afër të 60-tave. Sipas tyre drejtoria e spitalit përveç letrave të ngjitura në mure me oraret e hyrjes në spital duhet të mendoje edhe për qytetarët që vijnë nga larg. Ndërkohë një tjetër qytetar i cili nuk njeh asnjë mjek dhe do ti duhet të përballet vetë me pohimin e vazhdueshëm të policit rrëfen se është anormale që të afërmit e pacientëve të vijnë të shoqëruar nga mjekët apo të kenë leje nga ata. Të gjithë kemi të drejta të barabarta, pse duhet të veçohen njerëzit edhe për të parë të sëmurët do të na duhet miku tregon i indinjuar 20 vjeçari nga rrethi I Pukës. Edhe pse ditën e djeshme porta kryesore e spitalit nr 1 në Qendrën Spitalore Nënë Terezaqëndronte e mbyllur dhe pas saj radhët e qytetarëve krijuan për disa orë me radhë probleme rregullorja dy ditë më pas është harruar. Sipas vendimit të fundit nga drejtori Dashi në pavijonet e shërbimeve të qendrës më të madhe spitalore në vend, QSUT, nuk do të lejohen më vizitat e familjarëve në dhomat e pacientëve të shtruar. Ndonëse disa herë janë përpiluar urdhra të ndryshëm për reduktimin e vizitave në spital, këtë herë drejtoria e QSUT ka qenë e vendosur të zbatojë me rigorozitet urdhrin e veçantë i cili ka hyrë dy ditë më parë në fuqi. Sipas punonjësve të spitalit qytetarët janë problematike nëse hyjnë pa rregull në spital, duke krijuar në këtë mënyrë zhurma dhe probleme tek të sëmurët, por jo vetëm kaq. Edhe për mjekët është një problem i madh nëse të afërmit e pacientëve hyjnë e dalin pa rregull në ambientet e brendshme të spitalit dhe sidomos në reanimacion ose në pavijonet ku kërkohet qetësi absolute. Rreth dy ditë më parë drejtori i përgjithshëm i QSUT, Ilir Dashi, përmes udhëzimit dërguar shefave të shërbimeve, ka urdhëruar që orari i vizitave të familjarëve tek të afërmit e tyre të shtruar të jetë në orët e pasdites, nga ora 17-19 të mbrëmjes dhe ditën e diel një orar paradite nga ora 10 deri në orën 12 të mesditës.Me këtë urdhër parashikojmë të ndalojmë trafikun e madh të familjarëve të cilët shpesh herë zaptojnë pavijonet, dhomat e të sëmurëve, ka argumentuar në urdhrin tij drejtori i QSUT-së. Sipas tij të afërmit e pacientëve do të lejohen të futen tek i sëmuri me orare të përcaktuara, konkretisht çdo ditë nga ora 17.00 deri në 19.00 dhe ditën e diel me një orar paradite nga ora 10.00 deri në 12.00. Sipas orarit të ri dhe rregullave të hyrjes në ambientet e spitalit do të jetë policia private, e cila nuk do të lejojë qarkullimin e vizitorëve jashtë këtyre orareve, ndërkohë që familjarët e kanë të afishuar Urdhrin në derën e çdo pavijoni. Sipas Dashit, kontrolli i zbatimit të urdhrit do të kryhet përmes policisë private e cila nuk do të lejojë qarkullimin e vizitorëve jashtë këtyre orareve. Sipas vendimit të drejtorit Dashi, përjashtim nga urdhri do të ketë për leje hyrjet e firmosura nga drejtuesit e pavijoneve dhe kryeinfermieri.
Shefat e pavijoneve shkelin rregulloren, vizita fshehtazi pacientëve
Edhe pse friken nga njëri tjetri dhe rregullorja e spitalit nuk i lejon të kryejnë vizita në zyrat e tyre në pavijon janë vetë shefat e pavijoneve që e shkelin me të dyja këmbët rregullin e vendosur nga drejtoria. Sipas rregullit të ri vendosur nga drejtori Dashi asnjë mjek ose shef shërbimi nuk do të lejohet të kryejë vizita në pavijon por ato do të kryhen në konsultë, gjatë orarit të paradites. Në këtë rast pacientët për të shmangur priten me orë të gjata në ambientet e konsultave janë të detyruar që tu shkojnë mjekëve në pavijone. Edhe pse çdo gjë bëhet në fshehtësi janë vetë mjekët që ju kërkojnë pacientëve të tyre të shkojnë në zyrën e tyre për të kryer vizitë. Këta mjekë janë edhe mjekë të përgjithshëm por më së shumti shefat e pavijoneve. Edhe pse në dukje gjendja në konsultën e Tiranës duket e qetë, një të sëmuri përveçse i duhet të presë në radhë dhe të nxitojë për të arritur mjekun , duhet të durojë edhe burokracitë e sportelisteve për marrjen e dokumentacionit të nevojshëm. Të indinjuar disa qytetarë që qëndrojnë pas derës së madhe të konsultës deklarojnë se duan të kryejnë një vizitë te specialistët përkatës dhe janë të detyruar të presin në radhë pasi specialistët nuk ndodhen në dhomat e vizitave. Sipas tyre nga infermierët u është thënë se mjekët vijnë nga ora 12.00 e mesditës. Mjekëve u është përcaktuar një rregullore fikse për kryerjen e vizitave të pacientëve. Kështu, Qendra e Konsultave është i vetmi vend ku lejohet kryerja e vizitave për të shmangur radhët e gjata dhe kaosin që mund të krijohej në pavijone në rast se do të lejoheshin vizitat. Ndërsa në pavijone nuk lejohet të kryhet asnjë vizitë dhe mjekët që punojnë aty kanë të përcaktuar me rregullore se secili prej tyre duhet të kryejë vizita në Qendrën e Konsultave një ditë në javë. Në këtë qendër ofrohen të gjitha shërbimet përkatëse dhe çdo specialist duhet të gjendet në këtë qendër nga ora 08.00 deri në orën 16.00.
Urdhri më i fundit nga QSUT: Të afërmit e pacientëve, në spital me orare
Edhe pse kohët e fundit Drejtori i QSUT-së ka ndërmarrë një sërë masash përsa i përket orareve të vizitave apo edhe rregullores së spitalit ankesat e pacientëve mbeten sërish problematike. Sipas urdhrit të veçantë e më të fundit të QSUT, pajisja me leje-hyrje për qëndrimin jashtë orareve të vizitorëve vlen edhe për rastet kur familjarët lejohen të qëndrojnë gjatë gjithë 24-orëshit, si përshembull prindërit e fëmijëve të shtruar, por jo më shumë se një familjar i autorizuar, por edhe këto raste në shumë raste kanë probleme për futjen në ambientet e spitalit. Një tjetër masë shumë e rëndësishme që drejtoria e QSUT-së ka ndërmarrë së fundmi është edhe moslejimi i kryerjes së vizitave dhe konsultave ambulatore në ambientet spitalore me shtretër si nga shefat e shërbimeve, ashtu edhe nga personeli. Por edhe në këtë rast edhe pse shtretërit nuk janë sërish vizitat vazhdojnë të kryhen. Edhe pse kohët e fundit nga drejtoria e spitalit është lakuar shumë marrja e masave për shkeljen e rregullave sërish mjekët vazhdojnë të bëjnë të njëjtin gjë pasi ndaj tyre nuk është marrë asnjë masë disiplinore dhe