E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komedia Up in the Air ngjall kureshtjen e publikut

Komedia Up in the Air ka ngjalur kureshtjen e publikut, i cili nuk ka munguar këto ditë në kinema Millennium. Projektimi i filmit, i cili filloi disa ditë më parë në ekranin e kinemasë duket se ka bërë për vete publikun, ku sipas punonjësve të kinemasë oraret më të preferuara kanë qenë ato të mbrëmjes. Komedia Up in the Air është një premierë komedi

dhe romancë e drejtuar nga regjisori Jason Reitman, i cili është gjithashtu edhe njëri prej skenaristëve të filmit. Protagonisti kryesor i filmit është aktori George Clooney, i cili interpreton historinë e pazakontë të një burri që e kalon jetën e tij më shumë në ajër sesa në tokë. Komedia është vlerësuar pozitivisht nga kritika dhe ka korrur sukses të madh jo vetëm në arkëtimet e biletave, por edhe në trofetë e çmimeve. UP in the Air ka 6 nominime Oscar, 44 çmime të fituar dhe deri tani 51 nominime në të gjitha çmimet kinematografike të vitit. Pjesa më e madhe e këtyre çmimeve është ndarë mes skenaristëve, dy aktorëve protagonistë (George Clooney dhe Vera Farming) dhe regjisë. Historia ka për protagonist Ryan Bingham, një ekspert menaxher të burimeve njerëzore dhe të riorganizimit të personelit. Zbavitja e tij e vetme është shtimi i pikëve nga fluturimet e shumta për të mbërritur statusin e personit të 1 milion miljeve. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›