E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Kuvendi diskuton rezolutën e partive për pavarësinë

Kuvendi i Kosovës po mban sot një seancë të jashtëzakonshme ku pritet të votohet një rezolutë me të cilën Kuvendi zotohet se do t`i kryejë të gjitha obligimet që dalin nga procesi i përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi theksoi se rezoluta në fjalë, kërkon nga institucionet e Kosovës që të marrin të gjitha përgjegjësitë të cilat do të ndihmojnë në heqjen e pavarësisë së mbikëqyrur.

Ndërkaq, Visar Ymeri, shef i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes, tha se kjo rezolutë është refuzuar nga ky subjekt, për shkak se ajo nuk sqaron se cilat obligime duhet të marrë Kuvendi. kryesia e Kuvendit mori vendimin për të mbajtur seancën e jashtëzakonshme ku do të miratohet një rezolutë në mbështetje për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur. Kjo kërkesë është përkrahur nga të gjitha grupet parlamentare por është kundërshtuar nga Vetëvendosja.

Ndër të tjera, Kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se nuk ka nevojë për ndonjë planë të ri për veriun. Sipas tij plani i Ahtisarit e rregullon më së miri situatën për veriun e vendit. Edhe drejtuesit e opozitës kanë deklaruar se janë kundër çdo plani të ri për veriun. Kreu i Grupit parlamentar i Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka theksuar se kjo rezolutë është refuzuar për shkak se ajo ka mangësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›