E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garë në Florida, kryeson Romni

Sot Florida do të zhvillojë garën për të zgjedhur kandidatin presidencial të Partisë Republikane.

Sondazhet paraprake tregojnë se ish-guvernatori i Masaçusec, Mit Romni, kryeson me “dy shifra” ndaj rivalit të tij kryesor, Njut Gingriç, ish kryesues i Dhomës së Përfaqësuesve.

Gjatë fushatës para komunitetit të pensionistëve në Florida, Romni ka kënduar këngën “America The Beautiful”. Ish-senatori Rik Santorum dhe kongresisti Ron Pol janë po ashtu kandidatë për emërimin republikan, por, në bazë të sondazheve të opinionit, ata mbeten shumë prapa.

I nominuari republikan do të kandidojë kundër presidentit Barak Obama në zgjedhjet e nëntorit.

Në garat e mëparshme, Gingriç ka fituar më 21 janar në Karolinën e Jugut, ndërsa Romni ishte fitues në Nju Hempshir.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›