Mjekët në protestë: Shteti të na mbrojë, duam status special
Protesta e "heshtur" e mjekëve me pezullim të operacioneve dhe bojkotim të punës për tri ditë me radhë është shoqëruar edhe me mbyllje të auditorëve në Fakultetin e Mjekësisë. Profesorati i këtij fakulteti është bashkuar në protestën e mjekëve të spitalit "Nënë Tereza", ndërkohë që të gjithë së bashku kanë kërkuar më shumë mbrojtje, më shumë siguri, më shumë respekt për punën e tyre. Shpëtimi në këtë rast do të vinte nga një status i veçantë për mjekët e "Nënë Terezës", i cili do të jetë mburoja e personelit mjekësor dhe në të njëjtën kohë, do të zbusë pacientët e revoltuar. Në këtë rast, mjekët do të vishen me atë "imunitet" i cili do t‘i bëjë qytetarët e nervozuar të mendohen dy herë para se të nxjerrin një thikë nga xhepi apo të flasin nëpërmjet gjuhës së dhunës.
Ky status është kërkuar nga mjekët dhe profesorati i Fakultetit të Mjekësisë pak muaj më parë, kur një tjetër mjek, kardiokirurgu Ali Refatllari u godit me thikë nga një i afërm pacienti. E njëjta kërkesë për një status të veçantë për më shumë siguri dhe mbi të gjitha për një vend pune, ku askush të mos dhunohet apo t‘i rrezikohet jeta vjen edhe gjatë këtyre tri ditëve proteste. Dje, nuk ka pasur asnjë prononcim zyrtar të profesoratit apo të mjekëve. Protesta ka qenë e heshtur, mjekët janë mbledhur të gjithë bashkë dhe bojkotuan punën. Sot do të jetë dita e fundit e protestës së planifikuar, ndërkohë që përshkallëzimi i indinjatës së tyre do të vazhdojë deri në marrjen e një vendimi konkret.
Për tri ditë me radhë, protesta e mjekëve erdhi si pasojë e dhunimit të mjekut endokrinolog, Agron Ylli. Sipas mjekëve, ky është një rast i përsëritur brenda pak kohëve dhe siguria në punë në këtë rast është për t‘u diskutuar. Mjekët nuk kërkojnë nga një polic për kokë, as roje personale. Ata kërkojnë që të gjithë punonjësit e qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza", qendra më e madhe në të gjithë vendin, të trajtohen të diferencuar nga të tjerët, duke pasur një status të veçantë.
Për sa u takon pacientëve, të cilët nuk janë të kënaqur nga shërbimi shëndetësor, ata mund të ankohen, mund të denoncojnë dhe mund t‘u kërkojnë mjekëve shërbimin që meritojnë, në bazë të ligjit, por askush nuk i jep të drejtën të rrezikojë jetën e bluzave të bardha. Mjeku Agron Ylli u qëllua pak ditë më parë me thikë, nga një person, i cili kërkoi me forcë dhënien e fletës së kempit për bashkëshorten e tij. Kjo ngjarje shënoi rastin e tretë brenda këtij viti të dhunimit ndaj bluzave të bardha, pas dhunimit të kardio-kirurgut Ali Refatllari dhe mjekut neurolog të spitalit të Vlorës, Kosta Koçiu.
Sipas mjekëve, Agron Ylli është jashtë rrezikut për jetën, por aktualisht qëndron në sallën e reanimacionit. Ai është një nga specialistët më të mirë endokrinologë dhe gëzon respekt mes kolegësh. Përgjatë viteve, Ylli ka kaluar një listë të gjatë pacientësh nga i gjithë vendi. Rasti i mjekëve mund të përsëritet sërish dhe pavarësisht reflekseve, punës apo dashamirësisë kundrejt pacientëve, askush prej punonjësve të shëndetësisë nuk mund të parashikojë apo të mbrohet nga një thikë pas shpine. Për këtë, të gjithë të bashkuar, punonjësit e shëndetësisë në kryeqytet dhe në rrethe të tjera të vendit, do të kërkojnë më shumë përgjegjësi nga ana e politik-bërësve, në mbrojtje të jetës së tyre.
Deklaratat e shëndetësisë
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo
"Deklaroj me shqetësim se rastet e agresionit ndaj mjekut po bëhen të shpeshta, i treti brenda këtij viti, pas agresionit dhe plagosjes së prof. Ali Refatllarit, shefit të kardiokirurgjisë dhe mjekut neurolog, Kosta Koci, në Vlorë. Të tri këto ngjarje të shëmtuara kanë qenë të pakuptimta, pa një arsye të qartë mbrapa tyre e aq më pak pa asnjë lloj elementi korruptiv si shkak", tha ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo. Sipas saj, veç gjendjes mendore të lëkundur të agresorëve, këto akte ndikohen edhe nga një frymë akuze dhe zemërimi ndaj bluzave të bardha, nën nxitjen e luftës kundër korrupsionit, që shkon përtej realitetit, në dëm të të gjithëve. "Si mjekë, nuk kërkojmë respekt të shtirur e të detyruar, por jo të na mohohet ajo që na takon. Mjeku qëndron përpara pacientit si njeriu që mund t‘i shpëtojë jetën e jo si një vjedhës i dyshimtë. Ka ende aty-këtu mjekë që zhvatin pacientin në këmbim të shërbimeve, që në fakt ua siguron shteti, por në përgjithësi, e këtë e deklaroj me bindje si pjesë e këtij komuniteti, mjekët janë të ndershëm e të devotshëm dhe vënë me dëshirë jetën e tyre në shërbim të qytetarit", theksoi Godo.
Drejtoresha e QSUT-së, Gjeorgjina Kuli
Drejtoria e qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza" i bën thirrje politik-bërësve të vendit, lidhur me nevojën e hartimit dhe miratimit të një ligji për krijimin e një statusi të veçantë për mbrojtjen e mjekëve. "Shprehim sot indinjatën dhe shqetësimin, në lidhje me aktet e dhunës ndaj mjekëve të ndodhura kohët e fundit. Dënojmë këto akte si precedentë thellësisht negativë, të pakuptimtë, ndaj të cilëve duhet mbajtur një qëndrim distancues dhe kritik nga të gjithë, qytetarë të thjeshtë, apo aktorë politik-bërës, si dhe nga ata që ushtrojnë ndikim të gjerë në opinionin publik", tha drejtoresha e spitalit "Nënë Tereza", Gjeorgjina Kuli. Sipas saj, shëndetësia bashkë me mediat duhet të punojnë të gjithë së bashku, për të rikthyer besimin në punën fisnike të mjekëve. "Kërkojmë mbështetjen e të gjithëve, në mënyrë që gjithsecili të bëjë aq sa mundet që bluzat e bardha të marrin vlerësimin e takuar, atë për të cilën ushqejnë shpresë dhe shpëtojnë jetë njerëzish", përfundoi drejtoresha Kuli, mjeke në profesionin e pediatres.
Urdhri i Mjekëve, Faik Toska
Kryetari i Urdhrit të Mjekëve të Tiranës, duke u bazuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë kërkon //////////sensibilizim të popullatës lidhur///////////// me sensibilizimin e mjekëve. "Ashtu si në mbarë botën dhe në traditën e vendit tonë në çdo rrethanë dhe situatë mjeku dhe gjithë personeli shëndetësor kanë qenë dhe mbeten figura të rëndësishme dhe të respektuara nga i gjithë komuniteti.
Për këdo që mund të ketë harruar, sjellim në kujtesë se edhe në kushtet e tejskajshme të mungesës së institucioneve si në vitin 1997 trupat mjekësore në vendin tonë me përkushtim dhe ndërgjegje profesionale qëndruan dhe përballuan me sukses trajtimin e qindra qytetarëve të lënduar", tha Toska. Sipas tij, tranzicioni i zgjatur me gjithë problematikën e tij, pasqyrohet dhe në shërbimin shëndetësor të vendit tonë, por kjo në asnjë mënyrë nuk justifikon humbjen e respektit dhe aq më keq dhunën verbale dhe fizike kundër mjekëve dhe personelit shëndetësor. Rastet ekstreme të keqtrajtimit të mjekëve në Tiranë, Vlorë tregojnë se dhuna po bëhet një dukuri e rrezikshme, që kërcënon punën normale të institucioneve tona shëndetësore. Pavarësisht standardeve të munguara, infrastrukturës së dobët shëndetësore, thyerjeve të disiplinës profesionale dhe etikës mjekësore, kurrsesi nuk justifikohet vetëgjyqësia dhe përdorimi i dhunës ndaj bluzave të bardha.
Mjeku urolog, Flamur Tartari
Në mjekësi jo çdo gjë shkon vaj, sepse mjekësia nuk është një kopsht, ka komplikacione, varet nga individualiteti i të sëmurit, do të thotë mënyra se si reagon dhe si u përgjigjet trajtimeve.
Të sëmurët me veshka, me zemër apo edhe pacientët me sëmundje në kokë janë sëmundje specifike që mund të paraqesin komplikacione.
Kirurgu e bën punën me ndërgjegje. Historia, çdo familje e shquan mjekun si person të nderuar të respektuar. Pas nënës, mjeku zë vendin e dytë. Asnjëherë nuk duhet të vendosim peshën nga anët negative, të mjekëve që bëjnë përjashtime. Duhet të vlerësojmë figurën e mjekut. Por përse vijnë të gjitha këto?
Dua të theksoj këtu rolin e medias, në disa raste ajo nxjerr anët negative pa u thelluar. Media informon dhe formon opinionin publik. Ne shumë shpejt do të realizojmë transplantin e veshkave. Në vitin 1990 isha në një spital në Holandë, asistova gjatë dy transplanteve të veshkave. Njëri prej pacientëve reagoi shumë mirë, ndërsa tjetri shfaqi të nesërmen trompozë. Në shëndetësi kemi suksese, por kemi dhe komplikacione. Çfarë duhet të bëjmë tani, duhet t‘ia hedhim fajin mjekut?