Të sëmurët me tumore nuk "mbulohen" nga shteti
Në spitalin onkologjik në QSUT, "Nënë Tereza", mungojnë dhe vigonët. Çdo vit, ministra të Shëndetësisë krenohen me rritjen e buxhetit për shërbimin onkologjik, por asnjëherë deri më sot nuk janë plotësuar 100% nevojat që kanë pacientët e këtij spitali me medikamente. Sëmundjet onkologjike vazhdojnë të mbeten "vrasëset" kryesore të jetëve njerëzore. Sidoqoftë, zhvillimi i shkencës ka bërë që disa diagnoza të këtyre sëmundjeve të dalin nga rrethi "fatal". Por mjekimi i tyre është nga më të shtrenjtit, nga pikëpamja financiare dhe njëkohësisht kostoja sociale e tyre është e pamasë. Nisur nga faturat financiare të protokolleve të mjekimit, numri i rasteve të reja çdo vit (rreth 1400), si dhe vazhdimi i mjekimeve të rasteve të vjetra, bën që për çdo vit të nevojiten rreth 9 milionë euro. Në datën 21 shkurt të vitit 2005, ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis, i drejtohet Kryeministrit Fatos Nano dhe ish-ministrit të Financave, Arben Malaj, me një kërkesë, lënda e së cilës ishte: Mbështetje financiare për shërbimin onkologjik.
Që atëherë dhe deri më sot, financimet kanë qenë të pakta për preparatet kimioterapike. Që nga viti 2005 kur ky shërbim ka qenë financuar me rreth 500.000 USD në vit sot, sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode, për këtë shërbim shkojnë rreth 4 milionë euro. Ndërsa për vitin 2009, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, konfirmon që ky buxhet do të rritet me 20%. Edhe pse kërkesat janë ende shumë të larta me atë ç‘ka shkon vërtet për këtë shërbim, ankesat nga pacientët me tumore janë gjithmonë e më alarmante. Numri i tyre rritet çdo vit dhe fatura shkon në xhep të pacientëve, të cilëve sipas ligjit, ky shërbim u takon falas. Një pacient nga Kosova pranon para kamerës së "Fiks"-it se vinkristina mungon. Kur e pyesim se përse vjen në Shqipëri, përgjigjet "Në Kosovë ka spital onkologjik, po është një tmerr i paparë, ndërsa këtu është korrupsioni deri në fyt". Edhe pse vetë shefi i këtij shërbimi, Agim Sallaku, pranon që "mungesa ka pasur dhe nga një studim që kemi bërë dhe mbi bazën e protokolleve që ne përdorim për të pasur një nivel pune normale dhe të pranueshme ne duhet të kemi rreth 8.5 milionë euro në vit. Absolutisht, numri i të sëmurëve vazhdon të rritet, çdo vit kemi të paktën 20-25% rritje të numrit të aplikimeve dhe numrit të të sëmurëve që vijnë në spitalin tonë. Por sigurisht që edhe xhepi i pacientëve tanë me kosto kaq të lartë është e vështirë që t‘i mbulojë". Pra, shteti e rrit nga viti në vit investimin për rimbursimin e këtyre medikamenteve, por asnjëherë nuk e çon aq sa duhet. Nga ana tjetër, të sëmurët ankohen se mungojnë edhe gjërat më elementare si: vitaminat, dexometazina, vigonët që janë gjërat më elementare. Dextametazoni ka mbi një muaj që mungon në këtë spital dhe nuk kushton pak, por 28 900 lekë të reja. Ditën kur në Kuvendin e Shqipërisë do të kalonte për miratim projektbuxheti, shumica e deputetëve as që e kishte idenë se për sa para kanë nevojë të sëmurët me tumore dhe sa para /////////////votojnë që të shkojnë për t‘i ndihmuar. Ata përgjigjen se "ne nuk e shohim buxhetin zë për zë". Ministri i Financave, Ridvan Bode, krenohet me rritjen që kanë bërë në buxhet, duke krahasuar shifrat me ato të vitit 2003, por harrojnë se ky buxhet nuk plotëson nevojat e këtyre të sëmurëve që i kanë jetike medikamentet, që mungojnë në spital. Të vetmit deputetë që e njihnin këtë problem ishin Tritan Shehu dhe Leonard Solis, mjekë me profesion. Madje, sipas ish-ministrit të Shëndetësisë, Leonard Solis, nevojat për medikamente për këta të sëmurë janë rreth 12 milionë euro. Ai shton se të sëmurët me kancer shtohen nga viti në vit. Ndërsa, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, duke ikur me vrap arrin të thotë se buxheti i vitit të ardhshëm për citostatikët do të rritet me 20%.