E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: Milani, ende në garën për titull

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galiani, mendon se skuadra e drejtuar nga Ançeloti është ende në garën për titull. Pas humbjes me Juventusin, numri 2 i kuqezinjve deklaroi: "Titulli mbetet objektivi ynë kryesor. Besojmë se kemi një skuadër shumë konkurruese, edhe pse 6-7 dëmtime nuk janë pak. Ajo që na nevojitet është vetëm pak shëndet. Luftojmë në kampionat, por edhe në Kupën UEFA, duhet të fitojmë të paktën një trofe".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›