Sigurimet shendetesore, vitin tjeter rritet pagesa
Propozimi i hedhur dite me pare nga shefat e pavijoneve te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", per rritje te mases se kontributeve shendetesore, mbeshtetet edhe nga Urdhri i Mjekeve. Kryetari i ketij Urdhri, Dine Abazaj, shprehet se kjo eshte nje domosdoshmeri per te cuar perpara sistemin. "Shqiptaret kerkojne te marrin gjithcka falas nga sherbimi shendetesor dhe nuk jane te gatshem te paguajne per te. Por rritja e kesaj pagese, pra sigurimeve shendetesore, do te sillte nje permiresim te sherbimit ne spitale, por edhe uljes se korrupsionit", ka pohuar Din Abazaj, president i Urdhrit te Mjekut. Nderkohe qe per drejtoreshen e Institutit te Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor, Elvana Hana, sherbimi dhe mjekimi ne spitale do te permiresohet ndjeshem, nese do te rritet jo vetem numri i kontribuuesve, por sasia e parave qe derdhe cdo qytetar. Drejtoresha e ISKSH-se, Elvana Hana, sqaroi se brenda 2010 do te perfundoje vleresimi i kostos qe ka cdo sherbim ne spital dhe ne 2011 do te punohet per skemen e rivleresimit te pagave. "Ne kete vit jemi duke u marre vetem me kostot dhe vitin e ardhshem jemi te pergatitur qe te ndryshojme kete lloj financimi. Por, do te kete ndryshim edhe per pagat, te cilat do te jene te diferencuara", ka pohuar Hana. Sipas saj, diferenca e pages do te behet ne baze te performances qe do te japin mjeket, por edhe ne baze te standardeve e kritereve te vendosura per sherbimin e tyre.