E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjeket paralajmerojne per rreziqe shendetesore gjate sezonit te festave

Tani qe sezoni i festave ka arritur kulmin mjeket paralajmerojne se festimet shoqerohen edhe me nje numer rreziqesh per shendetin.

Ata kane keshilluar amerikanet te tregohen te moderuar ne konsumin e kripes dhe ushqimeve te yndyrshme per te shmangur probleme zemre apo hemoragji cerebrale. Sipas statistikave vdekjet nga probleme te zemres shenojne 5 per qind rritje gjate festave te fund-vitit. Nderkaq numri i pacienteve qe kane nevoje per ndihme mjekesore urgjente per infarkt apo goditje te tjera ne zemer rritet me 30 per qind gjate ketyre javeve.

Problemi kryesor vjen nga darka e rende qe shtrohet per Krishtlindje apo per Vit te Ri stresi per te bere te gjitha pergatitjet e nevojshme per festat dhe shpesh mosperfillja e dhimbjeve qe paralajmerojne probleme si infarktin. Ka raste kur njerezit nuk pine ilacet e nevojshme ose nuk kerkojne ndihme mjekesore pasi nuk duan te behen pengese per festimet familjare.

Per ata qe jane me fat dhe nuk kane probleme shendeti megjithese e tejkalojne masen gjate festimeve mjeket rekomandojne nje analize gjaku menjehere pas Vitit te Ri per te pare nese personi ka probleme kolesteroli qe mund te jene acaruar gjate darkave festive.

Nder problemet e tjera qe pasojne festat jane ankthi dhe depresioni qe ndjejne shume njerez pasi ndahen nga te afermit me te cilet kane kaluar festat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›