E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende pa marreveshje pozita dhe opozita ne Tirane

Ne Shqiperi shumica dhe opozita nuk kane arritur ende ne nje marreveshje per ceshtjen e hetimit te zgjedhjeve te shkuara edhe pas bisedimeve te zhvilluara ne fund jave.

Parlamenti eshte mbledhur serish sot pasdite per te diskutuar kete ceshtje. Pritet qe palet te paraqesin te njejtat pozicione. Shumica i permbahet qendrimit se objekti i hetimit duhet te mbeshtetet ne fakte dhe prova e jo vetem ne dyshime sic eshte formuluar kerkesa e opozites. Por pika kyce qe perben dhe ngercin e zgjidhjes eshte ajo qe lidhet me proceduren per materialet zgjedhore.

Per shumicen duhet te zbatohet neni i kodit zgjedhor i cili i njeh te drejten komisionit qendror te zgjedhjeve te djege fletet e votimit dhe te coje nje pjese te materialeve ne arkivin e shtetit. Por opozita e cila ka hequr dore nga fletet e votimit kundershton nje praktike te tille dhe kerkon te hetoje kutite e materialeve zgjedhore te paprekura. Nuk dihet nese parlamenti sot do ta mbylle kete ceshtje me ose pa kompromis apo do te jape nje kohe shtese per te provuar edhe nje here ne ditet e para te janarit me bisedime te tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›