Rama: Pastrojme duke mbjelle peme
Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama u eshte pergjigjur akuzave kundrejt ti me mbjellje pemesh. Sipas Rames, vendi duhet te pastrohet nga akuzat, nderkohe qe Tirana do te pastrohet me gjelberim. "Per nje mjedis me te mire jo vetem fizik por edhe etik, jo vetem per te permiresuar jeten aty ku ecim, por per te permiresuar edhe hapesiren tone te komunikimit e cila vazhdon te vuaje nga balta e fyerjeve dhe akuzave, nderkohe qe ne vazhdojme te pastrojme, duke mbjelle peme, ne vend qe te akuzojme" ka theksuar Rama. Gjate dites se djeshme ne zonen e Kombinatit jane mbjelle 45 rrenje geshtenja te financuara nga 3 firma te ndryshme. Sipas Rames, shtimi i permases se gjelber ne kryeqytet eshte nje faktor i rendesishem ne pastrimin e ajrit, uljen e ndotjes dhe per krijimin e nje mjedisi sa me te shendetshem, ne funksion te rritjes se cilesise se jetes ne komunitet. "Nje qytetar-nje peme" synon gjithashtu te ndikoje pozitivisht, ne rritjen e vlerave te komunitetit e rivitalizimin e tyre, duke nxitur njekohesisht ndjeshmerine dhe pjesemarrjen qytetare ne keto nisma .