Siri, vazhdojnë luftimet e ashpra në vend
200 viktima për tetë ditë mes rebeleve dhe ushtarëve të Presidentit Assad
Të paktën 200 të vdekur mes rebelëve dhe ushtarëve në tetë ditë luftime. Cdo gjë për të marrë kontrollin e akademisë së policisë Kan Al Asal, që konsiderohet si bastioni i fundit i regjimit të Asad në zonën perëndimore të vendit. Numri i viktimave është konfirmuar nga vëzhguesit sirianë për të drejtat e njeriut. Në fakt rebelët kanë arritur të marrin kontrollin e akademisë së policisë duke vrarë 34 prej tyre. Nga ana tjetër presidenti Asad ka vazhduar me akuzat e tij duke thënë se Londra po furnizon terroristët me armë. Në një intervistë të publikuar në Sandej Tajms ai është shprehur se nuk mund të pritet që Britania e Madhe të luajë rol për zgjidhjen e krizës në një kohë që po armatos rebelët. Sipas Assad, Londra ka ndërmend të dërgojë furnizime ushtarake për terroristët kështu që në këtë mënyrë qeveria e Dejvid Kamerun nuk mund të luajë një rol konstruktiv për zgjidhjen e konfliktit. Intervista është e para prej më shumë se një viti që i jepet një gazete perëndimore.