Napolitano apel politikanëve për të treguar pjekuri
Apeli i presidentit italian në të mirë të imazhit të vendit
Menjëherë pas kthimit nga Gjermania, presidenti italian Xhorxho Napolitano u ka kujtuar forcave politike në vend se duhet të tregohen të pjekur dhe të përgjegjshëm për të ruajtur interesin e përgjithshëm dhe imazhin ndërkombëtar të vendit. Napolitano ka komentuar dhe analizat në shtyp për paralizën politike që ka kapur vendin duke thënë se ishte një kornizë gati e dëshpëruar. Ajo që u kuptua qartë nga deklarata për shtyp e presidentit ishte se qeveria e re duhet të krijohet sa më shpejt dhe brenda një kohe të shkurtër. Napolitano ka bërë të qartë gjithashtu se duhet të evitohet në cdo mënyrë përsëritja e zgjedhjeve, duke thënë se as ai dhe as një pasardhës i mundshëm i tij nuk do të donte ta përjetonte një gjë të tillë. Duke bërë të qartë se do të takohej sa më parë me përfaqësues të politikës të dielën. Gjithashtu Napolitano u shpreh se nuk ka ndërmend të marrë një mandat tjetër presidencial.
Lëvizja me 5 yje e Grillos nis bisedimet me presidentin Napolitano
Bepe Grillo lideri i lëvizjes me pesë yje, faktorit surprizë të zgjedhjeve të përgjithshme në |Itali është gati të takohet me presidentit italian Napolitano. Madje ai nëpërmjet rrejeteve sociale u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në hyrjen e tij dhe bashëkpunëtorëve të tij në pallatin presidencial. Por mediat italiane kanë bërë të ditur se takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Lëvizja e ideuar nga Bepe Grilo, ka bërë apel që të gjithë të marrin pjesë në hyrjen për në dhomën e deputetëve të 162 parlamentarëve të rinj. “Të gjithë në parlament, shtëpinë e qytetarëve” ishte dhe motoja e këtij apeli. Kanë qenë të shumtë ata që i janë përgjigjur, madje policia ka bërë të ditur se dhe fluksi i turistëve ka qenë më i madh se zakonisht. Por përveç këtij manifestimi pritet me kuriozitet dhe takimi me presidentin Napolitano, që analistët shpresojnë se do të japë një zgjidhje për paralizën politike në vend.