E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekimi për donzhuanizmin dhe nymfomaninë

Vijon nga numri i djeshëm

Frika, turpi dhe bezdia, bëjnë që këta persona të mos kërkojnë mjekim, por mjekimi për ta është me shumë rëndësi. Mjekimi përmbledh psikoterapinë, mjekimet me barna, terapinë në grupet vetë-ndihmuese. Ndërsa qëllimi kryesor i mjekimit është të largojë vetë-detyrimin për seks dhe të pakësojë sjelljet seksuale ekstreme,nuk duhet harruar, në asnjë mënyrë, se duhet të ruhen dhe të praktikohen aktivitetet seksuale të shëndetshme.

Njerëzit që vuajnë edhe nga adikcione të tjera, ose që kanë probleme mentale të rënda dhe ata që paraqesin rrezik për të tjerët, duhet të shtrohen në spital. Mjekimi në spital, ose jashtë tij, në fillim, duhet të jetë intensiv. Më vonë, të vazhdohet me mjekim periodik, për shumë vite. Kjo do të parandalojë rishfaqjet.

Psikoterapia

Ka disa forma psikoterapie që përdoren. Këto janë:

Psikoterapia psikodinamike. Përpiqet të largojëmendimet dhe sjelljet e pandërgjegjshme dhe të zhvillojë ide të reja për të motivuar zgjidhjen e konfliktit.

Terapia cognitive e sjelljes. Ndihmon që pacienti të kuptojë se është i sëmurë me sjellje negative dhe të përpiqet t’i zëvendësojë këto sjellje me të tjera të shëndetshme dhe pozitive.

Terapia në grup. Pacientët takohen rregullisht me grup njerëzish me të njëjtat probleme. Këto takime zhvillohen nën kujdesin e një psikiatri, i cili eksploron emocionet dhe marrëdhëniet e pacientit.

Terapia familjare dhe konsultimi martesor. Sjellja seksuale kompulsive, prek të gjithë familjen, për këtë arsye, këshillohet që, në seancat e terapisë, të jetë partneri dhe fëmijët.

Barnat

Gjetja emjekimit më të mirë, varet nga situata e personit dhe nga kondita të tjera që ai ka, si depresioni dheçrregullimi obsesiv-kompulsiv. Kombinimi i disa barnave mund të sjellë përfitime më të mëdha. Është mirë të provohen disa mjekime, që të gjendet ai me efekt më të mirë për personin dhe që të ketë më pak efekte anësore. Barnat që përdoren janë:

Antidepresantët. Ato, që zakonisht përdoren më shumë për të mjekuar sjelljen seksuale kompulsive, janë SSRI-të (Selektive serotonin reuptake inhibitorët). Këtu hyjnë fluxetine (Prozac), paroxetine (Paxil), setraline (Zoloft) dhe të tjerë. SSRI-të mund të shkaktojnë efekte anësore seksuale dhe i sëmuri tenton t’i ndërpresë ato.

Anti-androgjenët. Këto janë barna që frenojnë efektet biologjike të androgjenëve (hormonet seksuale mashkullore). Ato pakësojnë dëshirën për seks, pengojnë ereksionet dhe fantazitë. Këto barna përdoren më shpesh në rastet e sjelljeve seksuale kompulsive që janë të dëmshme për të tjerët, siç është pedofilia.

Mjekime të tjera. Këto mjekime përfshijnë litiumin, mjekimet kundër-ankthit dhe naltrexonin, i cili bllokon atë pjesë të trurit që ndjen kënaqësinë nga sjelljet adiktive.

Parandalimi

Nuk ka mënyra që të parandalojnë sjelljen seksuale kompulsive, por mjekimi i anomalive trunore që lidhen me të dhe që çojnë në adikcion seksual, mund tapakësojnë sjelljen kompulsive. Njohja dhe trajtimi i simptomave të hershme ndihmon që të parandalohet sjellja seksuale kompulsive dhe pengon përkeqësimin e saj të më mëvonshëm.

Shumica e njerëzve me sjellje seksuale kompulsive kanë qenë fëmijë të abuzuar seksualisht. Mjekimi i përshtatshëm profesional, ndihmon të shërohen këto cikatriksa emocionale.

Sjellja seksuale kompulsive nuk kapërcehet dot nga vetë i sëmuri. Ndërkohë që ai vazhdon mjekimin, duhet të ndihmohet të adoptojë shprehi seksuale të shëndetshme.

Ç’duhet të bëjë i sëmuri që vuan nga kjo gjendje?

-Të marrë mjekimet e rekomanduara dhe të kryejë seancat terapeutike. Kjo është punë e vështirë, por duhet bërë.

-Të mësojë më shumë për sjelljen seksuale kompulsive, kjo do ta ndihmojë kuptojë më mirë shkaqet e çrregullimit dhe mjekimin e tij.

-Të përcaktojë situatat, mendimet dhe ndjenjat që e nxisin të shpërthejë kompulsioni seksual dhe të përpiqet t’i evitojë ato.

-Të mos rrezikojëshëndetin e tij dhe të tjerëve, duke u angazhuar në praktika të rrezikshme seksuale.

-Të mjekohet për abuzimin me alkool, me drogat dhe me probleme të tjera mendore. Adikcioni, depresioni, ankthi dhe stresi ushqejnë njëri-tjetrin dhe çojnë në sjellje të pashëndetshme.

-Të ushtrohen fizikisht dhe të merren me aktivitete çlodhëse.

-Të pakësojnë stresin duke bërë Joga dhe teknikat emeditimit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›