Kuvend, "peng" imunitetet dhe hapja e dosjeve
Kuvendi harron te diskutoje e miratoje dy prej projekteve me te debatuara gjate ketij viti, hapjen e dosjeve per ish bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit dhe zhveshjen nga imuniteti te deputeteve. Prej vitesh te depozituara ne komisionet parlamentare, projektet nuk do te shqyrtohen as ne kete sesion. Rihapja e debatit, pritet te behet vetem ne janar te vitit te ardhshem, ne sesionin e fundit te ketij parlamenti. Nje prej relatoreve ne komisionin e ligjeve per projektligjin e hapjes se dosjeve per ish bashkepunetoret e sigurimit te shtetit, Aldo Bumci, tha dje per gazeten se projekti nuk eshte pjese e punes se komisionit, e nuk dihet se kur do te mund te shqyrtohet. "Ështe ceshtje qe tashme i takon vendimeve politike e kerkon vullnet. Nuk kemi asnje zhvillim te ri, ka mbetur pezull", tha Bumci. Ne nje kohe kur gjate ketyre muajve, dy partite e medha politike premtuan shume se do te miratojne brenda tetorit projektligjin aq te debatuar e do te "ndeshkojne" te gjithe ata persona qe edhe pse kane qene ish sigurimsa, mbajne poste te rendesishme ne vend. Te njejtin fat ka dhe nisma per kufizimin e imunitetit te deputeteve. Nisme qe Partia Demokratike kerkoi ta realizonte qe me ardhjen ne pushtet ne 2005, por edhe sot e kesaj dite nuk ka mundur ta miratoje. Ne komisionet e Kuvendit ndodhen variantet ligjore per menyren e kufizimit te imunitetit te deputeteve apo heqjen fare te tij. Nderkohe, qe me kerkese te kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli u mblodh dhe keshilli per legjislacionin, me synim hartimin e nje drafti te perbashket konsensual per kufizimin e imuniteteve, por edhe kjo tentative nuk pati rezultat. Me ardhjen e projekt-buxhetit te Kuvend, axhenda e komisioneve eshte perqendruar vetem ne shqyrtimin dhe diskutimin e tij, duke lene pas dore projektet e tjera. Ne keto kushte, nismat ligjore qe Kuvendi prej nje viti i ka vleresuar si prioritare do te duhet te shtyhen per sesionin e ardhshem parlamentar qe perkon dhe me te tjera ngarkesa parazgjedhore. Dy projektet nuk jane ne kalendarin e punimeve per javet e mbetura te ketij sesioni, per shkak te diskutimit te projekt-buxhetit.
Imunitetet, preket serish Kushtetuta
Ne diskutimet e zhvilluara deri me sot per kufizimin e imunitetit te deputeteve, u sugjerua dhe ndryshimi i Kushtetutes per te kufizuar imunitetin deputeteve para ligjit. Keshilli per Legjislacionin diskutoi per mundesite e kufizimit te imunitetit ligjvenesve, pse jo dhe krereve te institucioneve kushtetuese. Ilir Rusmalit dhe Ylli Bufit ju la detyra per hartimin e amendamenteve per te realizuar kete gje. Dy deputetet duhet te hartojne amendamentet dhe me pas tja paraqesin ato grupeve parlamentare per nenshkrim. Pasi te shqyrtohen nga grupet perkatese, amendamentet do ti kalojne Kuvendit.
Projektligjet, ku ngec konsensusi
Votimi i dy projektligjeve, per kufizimin e imuniteteve dhe hapjen e dosjeve do te ishte me i thjeshte, nese dy forcat e medha politike do te kishin gjetur konsensusin per to. Ndonese te gatshem per te kufizuar imunitetet, dy partite e medha nuk jane shprehur njesoj per faktin qe nje nisme e tille duhet te shtrihet dhe tek institucionet e tjera, pervec Kuvendit. Parimisht palet jane dakord, por qendrimi perfundimtar do te shihet gjate hartimit te amendamenteve. Partia Demokratike pervec kufizimit apo heqjes se imunitetit, sugjeroi dhe heqjen e disa te mirave qe gezojne deputetet. Po keshtu dhe per projektligjin per "spiunet", PD-PS ndahen ne dy nene. PD kerkon largimin e menjehershem nga detyra te te gjithe atyre zyrtareve qe vertetohen se kane qene ish sigurimsa. Ndersa selia roze propozon qe nje vendim i tille tu lihet ne dore vete ketyre personave. Perplasje ka dhe per shtrirjen e funksionimit te ligjit. Demokratet kerkojne qe me kete projekt, te verifikohen edhe njehere ata persona qe jane verifikuar me pare nga ligji qe ka qene ne fuqi. Ne nje kohe kur opozita eshte e mendimit, qe ata qe njehere kane rene ne siten e kontrollit, te mos jene me pjese e tij.