E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi, largohen 9 anetaret e KQZ

Nje muaj pune u mbetet zyrtarisht anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve pas miratimit te Kodit te ri Zgjedhor. Ashtu sic e kerkon ligji i sapo miratuar, brenda 30 diteve KQZ do te kete nje perberje te re, me 7 anetare nga 9 qe ka aktualisht. E me kete fakt, duket se po pajtohen dhe vete anetaret e ketij komisioni qe tashme duhet te largohen, duke mos pasur mundesi per pergatitjen e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Por ne zbutjen e "zemerimit" te tyre ka ndikuar nje dispozite ligjore, kalimtare e vendosur per ta, qe ju mundeson kompensim ne vlere monetare per nderprerjen e mandatit ne mes, me ligj. Keshtu, deputetet kane vendosur qe te demshperblejne anetaret aktual te KQZ-se te cileve, po ata vete me ligj ua nderprene mandatit. Nente anetaret e komisionit me te larte zgjedhor, si dhe kryetari Clirim Gjata per rreth 3 vite pune do te marrin nje pagese kalimtare per mandatin qe u nderprehet ne mes ne vleren e pages cdo muaj. Ne nje kohe qe propozohet dhe mundesia e rikthimit te tyre ne funksionet publike te meparshme. Megjithate, teknikat se si do te mundesohet nje forme e tille demshperblimi jane ende te paqarta. Ajo qe tashme eshte vendosur, eshte fakti, se te nente anetaret aktual te KQZ-se nuk u ka mbetur me shume se nje muaj ne detyre per shkak se me hyrjen ne fuqi te kodit zgjedhor qe u miratua me konsensus te gjere, politika do te zgjedhe anetare te rinj. Te gjithe ne heshtje, ata po behen gati per te mbyllur funksionin e tyre ne Komisionin me te larte zgjedhor. Ndonese vite me pare u zgjodhen bujshem ne keto poste, madje dhe duke ndryshuar kushtetuten e vendit. Me ndryshimet e fundit ne Kuvend, KQZ e cila do te administroje procesin e ardhshem zgjedhor do te perbehet vetem nga 7 anetare. Sipas formules se re, anetaret e KQZ-se do te zgjidhen 2 nga partia me e madhe e maxhorances dhe dy nga partia me e madhe e opozites. Anetari i peste zgjidhet nga kandidatura te propozuara nga grupime deputetesh te partive te maxhorances qeverisese, perjashtuar partine me te madhe te grupimit te maxhorances. Ndersa anetari i gjashte nga kandidatura te propozuara nga grupime deputetesh te partive te opozites parlamentare. Anetari i shtate njekohesisht dhe kryetar do ti takoje serish partise me te madhe ne Kuvend qe ndryshe perkthehet se institucioni do te drejtohet nga forca me e madhe politike e cila do te kete shumicen ne kete komision. E perkthyer ndryshe, partia ne pushtet gezon prezencen me te madhe ne komisionin me te larte zgjedhor, me tre anetare. Ndryshe nga partia me e madhe ne opozite, e cila do te kete vetem 2 anetare.

Kuvendi me 112 vota miratoi "shkrirjen" e komisionit zgjedhor

Vetem nje jave me pare Kuvendi miratoi me konsensus te plote Kodin e ri Zgjedhor. Me 112 vota, ligjvenesit mbyllen gjashte muaj para zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare, kuadrin e ri ligjor per zgjedhjet. Duke i lene keshtu mundesi Komisionit Qendror te zgjedhjeve por dhe administrates zgjedhore qe te pergatitet si duhet per procesin e ardhshem zgjedhor. Ligji i ri zgjedhor kundershtohet vetem nga nje pakice parlamentare, te cilet jane deputetet e LSI, PDK dhe PS 91 qe hyne ne greve dhe disa parti te tjera parlamentare si ajo e PBDNJ-se se Vangjel Dules. Me miratimin e kuadrit te ri ligjor per zgjedhjet, Kuvendi me ne fund arriti te mbylle reformen zgjedhore brenda muajit nentor, duke permbushur keshtu nje nga kerkesat e nderkombetareve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve perbehet nga shtate anetare

2 anetare propozohen nga partia qe ka numrin me te madh te vendeve nga partite e maxhorances qeverisese, dhe 2 anetare nga partia e opozites qe ka numrin me te madh te vendeve ne Kuvendin e Shqiperise.

Anetari i peste i KQZ-se zgjidhet nga kandidatura te propozuara nga grupime deputetesh te partive te maxhorances qeverisese.

Anetari i gjashte i KQZ-se zgjidhet nga kandidatura te propozuara nga grupime deputetesh te partive te opozites parlamentare.

Anetari i shtate dhe njekohesisht Kryetar i KQZ-se, zgjidhet nga grupi parlamentar i partise me te madhe te maxhorances i paraqet Kuvendit nje liste prej jo me pak se kater kandidaturash.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›