PR: Jemi kunder fondit te qeverise per ish-pronaret

Republikanet do te votojne kunder shumes qe qeveria ka vendosur ne projekt-buxhetin e vitit te ardhshem per kompensimin financiar te ish-pronareve. Ne nje prononcim mbreme per "Koha Jone", kryetari i grupit parlamentar te Partise Republikane, Arian Madhi deklaroi se pasditen e se henes, kur te miratohet ne parlament edhe nen per nen projekt-buxheti i vitit te ardhshem, republikanet do te votojne kunder nenit 9. Ky nen parashikon nje fond prej 6 milion dollare per demshperblimin e ish-pronareve i cili do te perdoret pergjate vitit 2009.
"Grupi parlamentar i PR, do te votoje kunder pikes 9 te projekt-buxhetit 2009, i cili parashikon edhe nje fond prej 6 milione dollaresh per kompensimin financiar te ish-pronareve gjate vitit te ardhshem", - deklaroi ne menyre te prere kreu i grupit parlamentare te PR-se. Ai siguroi se "kjo vote ndryshon vetem ne momentin qe ka nje reflektimin per rritjen e ketij fondi".
Sipas Madhit, ndonese parimisht deputetet e Partise Republikane e kane votuar pro projekt-buxhetin per vitin 2009, nuk mund te votojne kete shifer te ulet per procesin e kompensimit financiar.
Ne prononcimin e tij, Madhi thekson se ndonese fondi per kompensimin eshte rritur me nje milion dollare, krahasuar me vitin 2008, perseri ai eshte i pamjaftueshem per te pasur nje proces normal kompensimi. "Nuk mund te mohojme faktin se ky fond eshte rritur krahasuar me vitet e meparshme te qeverise, por ai mbetet i pamjaftueshem ne kushtet kur detyrimi i shtetit per ish-pronaret perllogaritet ne mijera hektare troje dhe ne 80 mije hektare toke bujqesore te pakthyer", sqaron kreu i grupit parlamentare te PR-se, Arian Madhi. Sipas tij, performanca e buxhetore e qeverise ka qene e mire dhe nisur nga ky fakt, ekzekutivi duhej te mendonte me shume per sa i perket edhe demshperblimit financiare te ish-pronareve. Sipas tij, shteti shqiptar i ka nje borxh te madh kesaj shtrese te shoqerise dhe per pasoje duhet t'i kushtoje nje rendesi me te madhe, ne menyre qe procesi te ece normalisht.
Madhi: Qeveria nuk po u krijon besim ish-pronareve
Kryetari i grupit parlamentare te Partise Republikane, Arian Madhi deklaroi se qeveria me fondin e miratuar per kompensimin financiare te ish-pronareve nuk arrin dot te krijoj besimin te kjo shtrese se eshte e interesuar per te zgjidhur edhe problemin e tyre. Ne kete kuader kryetari i grupit te PR-se deklaroi se ishte i nevojshem edhe rritja e ketij fondi per vitin e ardhshem, duke qene se 2009 eshte edhe viti i fundit i mandatit te pare qeverises se mazhorances se drejtuar nga Partia Demokratike. Nga ana tjeter 2009-ta eshte edhe nje vit elektoral dhe per kete arsye sipas Madhit, qeveria duhet te kishte menduar me shume per nje shtrese tradicionalisht te djathte sic eshte edhe ajo e ish-pronareve.