Mjekja Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministre e Shëndetësisë

Mjekja Entela Ramosaçaj është emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj të mërkure.
NJOFTIMI I PLOTE
EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendimi:
znj. Entela Ramosaçaj emërohet zëvendësministër i shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.
ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
k r y e m i n i s t r i
Edi Rama
në mungesë dhe me porosi
zëvendëskryeministri
Arben Ahmetaj