E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhunohet mjeku në Korçë, pacienti 61-vjeçar e godet me sende të forta

Korçë- Një mjek në spitalin e Korçës është dhunuar duke u goditur me mjete të forta. Sipas burimeve policore një pacient ka goditur pas koke me karrige mjekun Thoma Nini, 57 vjeç, në momentin që ai ishte duke vizituar një tjetër pacient.

Ngjarja ka ndodhur në repartin e pneumologjisë, ndërsa mjeku është dërguar në Snatorium për shkak të plagëve të marra.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje, por policia ka vënë në pranga autorin 61-vjeçar, Hajder Bregu, i cili ishte i shtruar prej një jave në spital. Sipas mjekëve të tilla ngjarje kanë ndodhur edhe më parë, prandaj ata nesër do të zhvillojnë një protestë për të kërkuar më tepër siguri.

Për të njëjtën arsye pak kohë më parë protestuan edhe mjekët e spitalit të Kukësit, pasi në shumë raste binin pre e dhunës.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›