E Shtunë, 31 Tetor 2026

LRI, leter KE-se: Ndaloni vjedhjen e votave

Te rinjte e Levizjes Socialiste per Integrim e cojne shqetesimin e tyre tek prezenca e Komisionit Evropian ne Tirane. Permes nje letre te derguar prane kesaj perfaqesie, LRI kerkon nga KE-ja te ndaloje vjedhjen e votave nga dy partite e medha. LRI i ben te ditur KE-se se reforma zgjedhore po menaxhohet ne menyre teresisht jo transparente dhe te pa ndershme nga dy partite e vjetra te cilat jane edhe pergjegjese per shkaterrimin e zgjedhjeve ne keto 17 vjet pluralizem. Sipas LRI-se keto dy parti po mundohen qe te instalojne nje Kod Zgjedhor manipulativ, qe do te prodhoje nje Parlament te deformuar, cka e provon me se miri parlamenti aktual. Rreziku per manipulimin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare eshte denoncuar disa here nga te rinjte e Levizjes Socialiste per Integrim. Sipas tyre dy forcat e medha politike synojne te bipolarizojne Parlamentin duke shkelur kushtetuten dhe rregullat e demokracise. Shqetesimi i te rinjve te LSI-se vjen menjehere pas deklaratave te Priftit dy dite me pare, i cili denoncoi publikisht marreveshjen, sipas tij, te arritur mes Partise Demokratike dhe Partise Socialiste per Kodin Zgjedhor, ne te cilen fiksohet qe KQZ dhe komisionet e niveleve te dyta, te jene te perbere nga anetare perfaqesues te dy partive te medha dhe dy partive respektive te dyta ne dy krahet, ku LSI nuk ben pjese.

Mblidhet urgjent kryesia nen drejtimin e Metes. KQZ "ndez" gjakrat kunder PD-PS

LS: Kodi, do te bllokojme Kuvendin

"Protesta te fuqishme tek Parlamenti, deri ne kapje per bllokimin e tij"

Kryesia e Levizjes Socialiste per Integrim, eshte mbledhur dje me urgjence nen drejtimin e kryetarit te saj, Ilir Meta per te diskutuar situaten me te fundit politike, pas zerave per konsensus mes PD dhe PS, per perberjen e KQZ. Burime te sigurta brenda kryesise se kesaj partie bejne me dije se eshte miratuar me unanimitet, vendimi per bllokimin me cdo kusht te miratimit te Kodit Zgjedhor ne Kuvend, nen argumentin se ky variant i arritur nga ana e Partise Demokratike dhe Partise Socialiste, sidomos per perberjen e KQZ do te shkaterroje perfundimisht zgjedhjet. Duke i meshuar idese se eshte informuar dhe kerkuar ndihma dhe e nderkombetareve per te ndalur doren e dy partive te medha per shkaterrimin e zgjedhjeve, LSI ka marre vendimin per masa drastike nga ana e saj. "Kryesia e LSI vendosi qe te bllokohet me cdo menyre votimi i Kodit Zgjedhor ne Kuvend, qe do te shkaterroje zgjedhjet perfundimisht ne Shqiperi", citon burimi brenda kryesise se kesaj partie. Njeheresh ai sakteson se "do te kete protesta te fuqishme tek Parlamenti, deri ne kapje per bllokimin e punimeve te tij. Do shkojne mijera vete te Parlamenti dhe do te bllokojme me cdo cmim dhe cdo kusht miratimin e Kodit Zgjedhor, sipas variantit te dy partive te vjetra". Duket se precedenti i ndodhur ne Kuvend kohe me pare, pikerisht per Kodin Zgjedhor, nga ana e LSI do te perseritet. Nderkohe qe mesohet se protestat do te vijojne perballe te gjitha institucioneve nderkombetare, megjithese mbetet mister nese do te behen dhe perballe dy selive qendrore te dy partive te medha, PD dhe PS.

Precedenti

Levizja Socialiste per Integrim e ka gdhendur te gjalle ne memorien e shqiptareve protesten ne Kuvend dhe kapercimin e tavolinave nga Meta dhe Legisi, per anetarin e KQZ kohe me pare. Proteste qe rezultoi pozitive per ate kohe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›