E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: Reforma zgjedhore, deshtim

Nenkryetari i parlamentit aleancisti Neritan Ceka, paralajmeron se reforma zgjedhore eshte e destinuar te deshtoje pasi produkti qe po del prej kesaj, eshte trafikimi me i madh politik i bere ndonjehere. Sipas Cekes, "me percaktimet e fundit qe jane bere ne kodin zgjedhor del fituese ajo parti e cila mbledh rreth vetes me shume aleate". Por nga ana tjeter ai nuk ka munguar te shprehet se nga nje veprim i tille, nuk duket se favorizohet Partia Socialiste, pavaresisht se te gjitha shigjetat e sulmeve jane drejtuar ne drejtim te ish-aleatit te dikurshem qe nga viti 1994 e deri ne fund te vitit 2007. Ne te njejten kohe ai ka lene per te kuptuar se, me e favorizuar eshte Partia Demokratike e drejtuar nga Berisha. E cila duket se do te jete dhe destinacioni i ardhshem i Cekes per ndonje koalicion te mundshem parazgjedhor, nese Kodi i ri qe pritet te miratohet brenda nentorit te mos i favorizoje partite e vogla, apo koalicionet qe kane ne baze parti te vogla, qofte kjo dhe nje koalicion i mundshem me LSI sic eshte paralajmeruar. Por njeheresh Ceka nuk mungon te sulmoje dhe Kodin ne menyre te detajuar. Sipas nenkryetarit te kuvendit "ky kod e kthen Shqiperine ne kohen e komunizmit dhe kjo iniciative e partise socialiste eshte turpi me i madh. Mandati i komisionit te reformes zgjedhore eshte shtyre me 2 jave nga parlamenti pasi koha ne dispozicion nuk ka qene e mjaftueshme per te mbyllur kodin zgjedhor. Miratimin e Kodit Zgjedhor ne menyre urgjente dhe me konsensus sa me te gjere politik e kane kerkuar me se njehere nderkombetaret.

Konsensusi

Socialistet dhe demokratet kane qene ne te njejten linje teksa kane shtyre dhe per 15 dite punimet e Komisionit te Reformes Zgjedhore per Kodin Zgjedhor. Pothuajse jane arritur konsensuset per te gjitha nenet e ketij Kodi, madje dhe per KQZ, gje qe le jashte LSI dhe partite tjera te vogla. Gati ndarja e mandateve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›