E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, 2 mije studente ne proteste

Vlore- Studentet e Universitetit te Vlores, "Ismail Qemali", pershkallezojne protesten e tyre kunder rektoratit per rregulloren e re. Ndersa nje jave me pare ata bojkotuan mesimin duke parashtruar kerkesat per shfuqizimin e rregullores se vendosur, dje eshte zhvilluar nje tubim ku moren pjese rreth 2 mije te rinj me parulla e banderola ne duar, duke ndjekur itinerarin nga godina A, tek ajo B ne kembe dhe me thirrje te shumta. Kerkesat e studenteve kane qene ndryshimi i orarit te leksioneve, heqja e notes kaluese qe nga 4 eshte bere 6 sipas pretendimit te studenteve dhe pika te tjera me te cilat ata nuk jane dakord. Protesta eshte organizuar nga Keshilli Studentor dhe ne radhet e saj ishin dy perfaqesuesit e tyre ne Senat. Studentet kane kerkuar mbeshtetje nga pedagoget dhe njekohesisht rektorati, duke akuzuar kreun e universitetit per "diktature dhe se po ben me ta nje eksperiment". Grupi i madh i studenteve e nisi protesten oret e para te mengjesit ne te dy godinat qendrore te universitetit "Ismail Qemali" te Vlores. Tubimi startoi ne godinen A te ketij universiteti me flamuj e banderola dhe me pas i jane drejtuar ne kembe godines B po me thirrje. Pergjate rruges, atyre u jane bashkuar edhe te tjere studente. Perfaqesuesit e seciles dege kane dhene deklaratat para grupit te studenteve, duke lexuar edhe kerkesat e parashtruara dite me pare rektoratit. "Qellimi i protestes nuk eshte asgje tjeter vetem ndryshimi i rregullores se rektoratit, qe ka te beje me orarin, frekuentimin e leksioneve dhe perfaqesimi nga strukturat studentore gjate vendimmarrjeve ne universitet", thuhej ne deklaraten e bere dje.

Ne kor gjate gjithe rruges qe pershkuan, te rinjte leshuan thirrje e parulla si; "Jo korrupsion" dhe "Jo eksperiment". Duke kerkuar qe aplikimi i orarit dhe rregullores se re te universitetit te ndryshohet, pasi eshte teper penalizues per ta. "Ne nuk jemi kunder personave qe drejtojne universitetin apo kunder rektorit, po kunder imponimit qe u vjen nga rregullorja dhe ligjet e vendosura ne te", u shpreh Keshilli Studentor. Protesta e nisur u deklarua se do te vazhdoje nese nuk i jepet zgjidhje kerkesave te parashtruara.

Ornela Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›