E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeku Nelaj arratiset nga Shqiperia

Kirurgu i njohur, Agim Karaj, ndodhet ne Tirane, ndersa mjeku tjeter, Ardian Nelaj (te dy te hetuar per korrupsion) eshte “arratisur” jashte Shqiperise, ne nje kohe kur koleget e tyre hyne ne greve urie ne mbeshtetje te mjekut Agron Ylli, i plagosur disa dite me pare.

Burime nga Prokuroria e Tiranes thane se nga verifikimet paraprake ka rezultuar qe mjeku Karaj eshte pare duke levizur ne fshehtesi te disa te aferm te tij. Por ai ka mundur te shmange punonjesit e policise qe e kerkonin, duke mos u dorezuar, megjithese ndaj tij Gjykata e Apelit Tirane vendosi disa dite me pare masen e sigurise “arrest me burg” deri ne perfundimin e hetimeve.

Nderkohe, per mjekun tjeter, Ardian Nelaj, Prokuroria e Tiranes tha se ai eshte larguar jashte Shqiperise. Nga pyetja e familjareve te tij ka rezultuar se Nelaj, megjithese ndodhej nen masen e sigurise “arrest me burg”, eshte larguar ne drejtim te paditur. Edhe ndaj tij, Gjykata e Apelit ndryshoi masen e sigurise se shkalles se pare, duke e lene mjekun ne arrest ne burg, tashme ne mungese. Pas verifikimeve te vendndodhjes se mjekeve, puna e Prokurorise se Tiranes po perqendrohet ne identifikimin e pasurive te tyre permes verifikimit te llogarive bankare.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›