Transporti urban, sot miratohen kushtet e licencimit

Qytetarët edhe përmes shoqatës së konsumatorëve shpeshherë kanë përcjellë pranë Bashkisë së Tiranës dhe Këshillit Bashkiak kundërshtimet e tyre lidhur me kushtet jo cilësore të ofrimit të shërbimit urban në kryeqytet, si në dimër, ashtu edhe në verë.
Pa përmendur këtu ankesat e herëpashershme për rritjen e çmimit të biletave nga ana e operatorëve aktualë në treg. Ndaj, për të sistemuar disi këtë shërbim në tregun kryeqytetas, në draftin e përgatitur janë përcaktuar kriteret e reja, që pas miratimit do të bëhen detyruese për të gjithë operatorët, të cilët pas muajit janar do të mund të rinovojnë licencat apo ata që do të licencohen për herë të parë.
Në fazën e parë bëhet paraqitja e kërkesave për licencim. Pas marrjes në shqyrtim të kërkesave, zhvillohet faza e dytë. Ajo nis me konkurrentin në krye të listës, që ka mundur të mbledhë më shumë pikë, nisur nga kushtet dhe standardet e shërbimit që ofron.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code