Ndryshimi i motit, fluks pacientesh ne pediatri

Uljet dhe ngritjet e herëpashershme të temperaturave dhe ndryshimi i motit ka rritur edhe fluksin e të sëmurëve të vegjël në pediatri. Poliklinikat dhe qendrat shëndetësore të lagjeve prej dy muajsh janë mbushur me të vegjël, të cilët shfaqin problemet e stinës, vizitohen dhe marrin mjekim.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code
Brenda 24 orëve në urgjencën e pediatrisë paraqiten nga 100 deri në 150 raste fëmijësh të sëmurë. Mjekët thonë se nuk ka vend për alarm, sepse shqetësimet e moshave parashkollore kanë ardhur si pasojë e virozëve të stinës nga ulja e menjëhershme e temperaturave.
Shenjat e para të sëmundjeve të stinës janë të vjella, diarre, dhembje kycesh dhe temperature shumë e lartë. Sipas mjekëve pediatër, pjesa më e madhe e të prekurve, fazën e parë të sëmundjes përpiqen ta kalojnë në shtëpi dhe më pas paraqiten në spital.