Operacioni i gabuar, vdes 17-vjecarja nga Korca
Luljeta Ndoka
Qe diten kur u be operacion ne bajame, Matilda Petriti, nga Korca, nuk ka reshtur se vuajturi prej gjakderdhjes se shumte. Vuajtjet e saj moren fund vetem dy net me pare, kur asaj i pushoi perfundimisht zemra per shkak te gjakut qe humbiste nga dita ne dite. Per 20 dite me radhe, e ndjera ka vuajtur pasojat e disa gabimeve te njepasnjeshme qe dyshohet te kete bere mjeku otorinolaringolog Xhevahir Hoxhallari. Ky i fundit dyshohet qe bashke me bajamet te kete prere edhe nje vene ne fytin e 17-vjecares. Hemorragjia i ka nisur tri dite pas operacionit dhe i ka vazhduar derisa ajo ka nderruar jete mbremjen e 27 prillit.
Operacioni
Ngjarja ka ndodhur me 7 prill, kur adoleshentja Matilda Petriti eshte paraqitur ne kliniken e ORL-se, se doktor Xhevahir Hoxhallarit, ne Pogradec. Per shkak te problemeve te vazhdueshme me bajamet qe kur ishte e vogel, vajzes i kishin rekomanduar qe t'ia hiqnin, pasi ato i ishin bere kronike. Keshtu, bashke me te atin ajo ka trokitur ne deren e klinikes se Hoxhallarit, ku i eshte nenshtruar operacionit. Ky i fundit nuk ka zgjatur shume dhe dy ore pasi bajamet kishin perfunduar te hedhurinat e klinikes, doktori i ka thene pacientes dhe te atit se mund te shkonin te qete ne shtepi, duke i dhene edhe keshillat e pas operacionit. Per momentin, vajza nuk ka pasur shqetesime te medha, ose te pakten ka menduar se ato ishin normale, per shkak te nderhyrjes kirurgjikale. Por, ai ishte vetem fillimi i dhimbjeve te pafund.
Hemorragjia
Tri dite me vone, vajza eshte ankuar se nuk ndihej mire. Dhe kete e provonte edhe hemorragjia qe ajo kishte. Sipas te afermve te Matildes, ne momentin kur vajzes i kane filluar rishtazi shqetesimet e medha, prinderit e saj e kane cuar serish ne kliniken e Hoxhallarit. Ky i fundit ka zgjedhur qe t'ia ndaloje gjakderdhjen per momentin me tampone, duke e futur serish ne "salle". Gjate gjithe kohes se mepastajme, ajo kishte serish hemorragji. Dhe serish mjeku mesohet se ka vazhduar me avazin e operacioneve. Duke e nuhatur se dicka e madhe nuk shkonte, te afermit e se ndjeres kane filluar perpjekjet per ta nisur per kurim jashte shtetit, por ata rrefejne se Hoxhallari u kishte premtuar se ajo do te permiresohej dhe se nuk ishte nevoja qe ta nisnin jashte. Gjendja e saj eshte perkeqesuar nga dita ne dite, derisa 4 dite me pare ata e kane sjelle ne Spitalin Francez se Tiranes ne QSUT, urgjentisht me autoambulance. Ne momentin kur ambulanca me vajzen, familjaret e saj dhe nje mjek ishte paraqitur ne kliniken e ORL-se ne Spitalin Francez, mjeku Xhevahir Hoxhallari ka nderhyre serish ne fytin "e masakruar" te vajzes. Deshmitaret kane treguar se pas nderhyrjes kirurgjikale, mjeku kishte dale jashte dhe u kishte dhene familjareve lajmin e "mire" se ia kishte qepur vajzes nje arterie qe kishte pesuar demtime, sipas tij. Vetem pak momente pasi autori i kesaj ngjarjeje makabre e kishte deklaruar nje gje te tille, familjaret ishin perballur me lajmin e hidhur: Vajza e tyre nuk jetonte me. Ulerimat kane prekur te gjithe pacientet apo qytetaret qe jane gjendur ne ambientet e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane. Pasi e kane derguar trupin e se bijes ne Institutin e Mjekesise Ligjore per analiza, ata kane prenotuar fustanin e nuserise, te cilin vajza e tyre nuk mundi ta vishte kurre per nje gezim. Perkundrazi, me ate fustan ajo u nis per ne banesen e fundit, ne nje rruge pa kthim. Ndersa nje jete tjeter u shua ne ambientet e QSUT-se, doktor "Adhamudhet" vazhdojne te kerkojne siguri, te drejta, paga, reforma... Ndersa vetem pacientet ngelen te gjithe, gjithnje pa pergjigje e pa te drejta.