Shperthimi ne Moske akuza militanteve te Kaukazit

Një ditë pas sulmeve aeroporti ndërkombëtar Domodedovo ka rifilluar fluturimet ndërsa në vendin e shpërthimit në nderim të viktimave janë vendosur buqeta me lule. Siguria është shtuar në mbarë Moskën, pas sulmit kamikaz. Paraprakisht burime policore fajësojnë për sulmin militantët e Kaukazit. Burimet policore thonë se sulmi është ndërmarrë nga një femër e janë shpallur në kërkim 3 persona.
Në mbledhjen urgjente të kundërzbulimit rus merr pjesë dhe presidenti Medvedev. Ndërkohë 48 persona luftojnë ende me vdekjen në spitalet moskovite. Sulmi i një dite më parë u morri jetën 35 personave e plagosën rreth 200 të tjerë Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, tha se sulmi në aeroportin Domodedovo, ishte sulm terrorist dhe ka shprehur përkushtimin për t’i gjetur ata që janë përgjegjës. Njëkohësisht ai paralajmëroi drejtuesit e aeroportit më të frekuentuar të Moskës se do të japin llogari për ato që ai i quajti shkelje të qarta të masave të sigurisë që mundësuan shpërthimin në aeroport.
Pjesa më e madhe e viktimave ishin njerëz që prisnin të afërm të tyre. Me rreth 7 kilogram eksploziv me vete kamikazja ka hyrë normalisht në sallën e aeroportit në një vend ku paraprakisht nuk u nënështrohesh kontrolleve për të hyrë. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Bank Ki-mun, tha se ishte “i neveritur nga ky akt i paarsyeshëm dhe i mjeruar i dhunës kundër personave të pafajshëm”. Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka dënuar “këtë akt mizor të terrorizmit” ndërsa sulmi është dënuar dhe nga Bashkimi Europian.
Delina Bitraku