E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeku i Majkell Xheksonit gjykohet per vdekjen e yllit te muzikes

Prokuroret ne Los Anxhelos i kane thene nje gjykatesi se mjeku i Majkell Xheksonit eshte fajtor per nje varg deshtimesh qe cuan ne vdekjen e papritur te yllit te muzikes me 2009.

Prokuroret paraqiten argumentin e tyre te marten ne nje seance degjimore paraprake per te percaktuar nese mjeku privat i zotit Xhekson Konrad Meri do te gjykohet nen akuzen per vrasje pa paramendim.

Autoritetet thone se mjeku Meri i dha artistit Xhekson nje doze vdekjeprurese te nje anestetiku te fuqishem dhe te disa barerave sedative para se ai te vdiste. Ato gjithashtu akuzojne mjekun Meri se nuk ka thirrur me kohe nje ambulance se nuk i ka treguar ekipit te ndihmes se shpejte per ilacet qe i kishte dhene Xheksonit dhe se eshte perpjekur te fshehe deshmine per barerat.

Nje koreograf qe punoi me Majkell Xheksonin deshmoi ne seancen degjimore duke thene se e kishte derguar kengetarin Xhekson ne shtepi pas provave disa dite para se te vdiste sepse nuk dukej mire me shendet. Ai tha se mjeku Meri dhe menaxheri i Xheksonit e kishin qortuar perse kishte lejuar qe artisti te mungonte ne prova.

Disa prej anetareve te familjes se Xheksonit moren pjese ne seancen e se martes.

Majkell Xhekson vdiq ne qershor te vitit 2009 ne moshen 50-vjecare pas ndalimit te frymemarrjes qe iu shkaktua nga ilacet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›