E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook ndihmon në kapjen e një hajduti

Nga Express më 04 janar 2011 në ora 18:15

Çdo ditë na ndodh të dëgjojmë raste kur në Facebook kriminelë mashtrojnë përdoruesit e painformuar, që të ofrojnë të dhëna të ndjeshme. Por një shërbim në Massachusetts së fundi përdori rrjetin social për të zënë një kriminel.

Nicole Telles, menaxhere e “Prestige Car Wash and Gas Station” në Taunton, Massachusetts u ka thënë policisë se një njeri ka vizituar stacionin në fund të muajit nëntor dhe ka vjedhur një TV 27 inçësh që ishte brenda nyjeve sanitare të objektit. Konsumatorët pëlqejnë faktin që mund të shikojnë TV gjersa janë në WC, shpjegoi ajo, megjithatë 20 vjeçari Tyler Hurst vendosi që të shkoj deri në atë mas sa që të merr ekranin me vete. Ai e vendosi atë nën bluzën e tij dhe iku.

Por gjersa ai ishte aty, ai kishte përdorur edhe kartelën e tij të kreditit. Kështu që përveç pamjes fizike të njohur për pronarët e lokalit, ata kishin edhe emrin e tij zyrtar, dhe përmes emrit ata e kërkuan atë në Facebook dhe i kërkuan që të bëhen shok në kuadër të këtij rrjeti social dhe më pas ai pranoi – edhe pse ai dhe Telles asnjëherë nuk ishin takuar më parë.

Në momentin që Telles u lidh me Hurst në Facebook, ajo u qas në fotografitë e tij dhe në informatat e tjera personale. Shefi i saj më pas i dërgoi hajdutit një mesazh personal në Facebook dhe i kërkoi atij që të kthente TV-në, dhe i premtoi se nuk do ta lajmëronte në polici. Kur ai injoroi mesazhin dhe e largoi prej miqve Tellesin, ajo thirri menjëherë policin dhe iu ofroi informatat e nevojshme, dhe më pas zyrtarët policorë ishin të pajisur me dëshmi të mjaftueshme për të bërë arrestimin dhe për të raportuar edhe krimin, të cilin e ka pranuar më pas edhe Hurst. /pcworldalbanian/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›