E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërfilli paralajmërimin, peshkaqeni i kafshon këmbët

Një peshkaqen i madh i bardhë kafshoi dje këmbën e djathtë dhe një pjesë të këmbës së majtë të Kohenit. Britaniku kishte hyrë në det edhe pse një flamur i bardhë ishte vendosur nga qeveritarët si shenjë paralajmëruese se atypari sillen peshkaqenë.

42-vjeçari tashmë është në gjendje tepër të rëndë dhe rrezikon të humbë jetën. Tre peshkaqenë u vunë re në ujë rreth 90 minuta para se Kohen të sulmohej 50 metra larg bregut. Ai ishte i vetmi person në det atëkohë.

Zëdhënësi i Institutit të Shpëtimit në Det, Craig Lambinon, theksoi se “personi u shpëtua nga një kalimtar që u largua nga vendngjarja para se të identifikohej. Kur mbërritëm ne gjetëm 42-vjeçarin në breg. Peshkaqeni i kishte kafshuar komplet këmbën e djathtë dhe të majtën poshtë gjurit”. Shumë nga plazhet e Keip Taunit mbetën të mbyllura edhe pas incidentit.

Peshkaqenët sulmojnë mesatarisht shtatë persona çdo vit në Afrikën e Jugut. Në muajin janar, vizitori nga Zimabvet, Lloyd Skinner (47-vjeç) është ngrënë i gjallë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-09-29 11:49
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›