Gjermania miraton rritjen e fondit të shpëtimit për Eurozonën

Votimi është shikuar si test për autoritetin e kancelares gjermane, Angela Merkel, teksa disa deputetë nga koalicioni i saj u zotuan se do ta kundërshtonin projektligjin.
Shumë gjermanë kundërshtojnë dhënien e më shumë parave për të nxjerrë nga situata dramatike shtetet anëtare të eurozonës, të tillë si Greqia. Masat pritet të kalojnë edhe në dhomën e lartë të parlamentit, ku do të votohen të premten.
Të gjitha anëtaret e eurozonës duhet të ratifikojnë rritjen e fondit të shpëtimit në 440 miliardë euro. Deri më tani dhjetë shtete i kanë miratuar këto masa. Si ekonomia më e madhe e Eurozonës, Gjermania duhet të japë jo më 123 miliardë euro por 211 miliardë euro për Komisionin e Stabilitetit Financiar të Evropës./Start/F. Prroni/
2011-09-29 12:39