BE Kriza kusht per statusin

Deshiroj ta nis nga opinioni i Komisionit per aplikimet e bera nga Shqiperia dhe Mali i Zi. Per te dy vendet Komisioni njohu zhvillimet pozitive por rekomandoi qe negociatat e anetaresimit te hapen vetem pasi te permbushen priotetet kyce qe listohen ne opinionet respektive. Per Malin e Zi ne kuader te perparimit te gjithanshem megjithese te paplotesuar Komisioni rekomandoi qe Keshilli te jape statusin kandidat ndaj tij ndersa listoi 7 prioritetet kyce qe kane te bejne kryesisht me zbatimin e ligjit reformen gjyqesore lirine e medias reformen zgjedhore dhe luften ndaj krimit te organizuar e korrupsionit. Per Shqiperine Komisioni nenvizon nevojen per te shumefishuar perpjekjet ne terren perpara se vendit ti jepet statusi kandidat. Komisioni rekomandoi dhe kushtezimin e celjes se negociatave vetem pasi te vleresohej nje progres pozitiv. Dihet rezultati i nismes se forcave kryesore te Parlamentit Europian per te lehtesuar dialogun mes partive kryesore shqiptare pas zgjedhjeve te qershorit 2009 cfare nuk eshte suprize per kete komitet dhe sikunder ia thashe dhe kolegut tim Edmond Haxhinasto ne 14 tetor garantimi i funksionimit te duhur te parlamentit shqiptar mbetet nje nga ceshtjet kyce. Megjithate kerkohet me shume veprim nga Tirana sic ilustrohet dhe ne 12 kriteret e listuara nga Komisioni qe mbulojne gjeresisht jo vetem qendrueshmerine dhe funksionimin e institucioneve demokratike por gjithashtu reformen zgjedhore zbatimin e ligjit luften ndaj krimit te organizuar e korrupsionit deklaroi Steven Vanackere Minister i Jashtem belg.
Pervec fjales se tij hyrese perfaqesuesi i Presidences Belge nuk e permendi me Shqiperine meqenese edhe interesi i eurodeputeteve te pranishem u fokusua si zakonisht mbi vendet e tjera te Ballkanit dhe Turqine.