E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia heq vizat per Shqiperine

Shqiptaret do te udhetojne pa viza per ne Serbi. Urdheri eshte firmosur me 26 nentor nga Ministri per Policine Ivica Dacic dhe do te hyje ne fuqi me tu botuar ne fletoren zyrtare.

Ne arsyetimin e Serbise permendet edhe fakti qe Shqiperia ka fituar liberalizimin e vizave edhe nga Bashkimi Europian me 8 nentor.

Shqiperia nga ana e saj ka hequr kohe me pare sistemin e vizave per serbet ndersa Serbia e mori kete vendim pas shume tentimeve dhe marreveshjeve.

Megjithate udhetetimi nga territori i Kosoves eshte i veshtire pasi serbia nuk e njeh ate si nje kufi shteteror por thjesht si kufi administrativ ndaj qytetaret shqiptare do te detyrohen te futen nga Maqedonia apo nga Mali i Zi per ne Serbi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›