Mjerimi politik i presidentit dhe i kryeministrit

Me të vetmin qëllim për ta shmangur komprometimin politik dhe ligjor të Hashim Thaçit, kryeministrit të Kosovës, dhe për ta ruajtur, me çdo kusht, koalicionin PDK-LDK, të degraduar në çdo aspekt të mundshëm, Fatmir Sejdiu, presidenti i Kosovës (dhe gjithsesi, kryetari i LDK-së), e ka sosur ta diskreditojë veten, apo postin e presidentit, pastaj ministrin e pushtetit lokal, Sadri Feratin, ish-kryetarin e Rahovecit, Qazim Qeskën dhe çka është më e rëndësishmja, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Të gjithë ne jemi të vënë në lojë, në tallje, në përqeshje prej Sejdiut dhe Thaçit.
Ndryshe, nuk ka si të shpjegohet dhe të komentohet kërkesa e tij, drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që instanca më e lartë gjyqësore e vendit, të ofrojë interpretimin e saj, apo “sqarim të mirëfilltë për paqartësinë e lindur rreth rastit të kryetarit të Komunës së Rahovecit, z.Qazim Qeska. Paqartësia në fjalë ka të bëjë me institucionin përgjegjës, i cili konstaton efektshmërinë dhe validitetin e dorëheqjes, në rast kur ajo është e paqartë dhe në formë të një deklarate publike, dhe përfundimin eventual të mandatit të një kryetari të komunës në bazë të një deklarate publike”. (Përfundon citati i marrë nga komunikata e Zyrës së presidentit Sejdiu).
Ja pra, presidenti Sejdiu, sipas kësaj komunikate, as sot e kësaj dite nuk e ka të qartë se çfarë ka ndodhur në Rahovec, apo, çfarë kanë bërë krejt ish-kryetari Qeska, ministri Ferati dhe kryeministri Thaçi në temën e Rahovecit, e cila do të shërbejë, në historinë e shtetit dhe Kushtetutës së Kosovës, si rasti më i qartë i fyerjes dhe përbuzjes së ligjshmërisë dhe kushtetushmërisë së Kosovës, me adresë presidentin dhe kryeministrin e vendit.
T’i rekapitullojmë edhe një herë çfarë u bë në Rahovec.
Kryetari i kësaj komune, Qazim Qeska, në deklaratën e tij publike dhe me shkrim, të datës 1 korrik (2010), e ka ditur fare mirë se çfarë është duke bërë kur ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Qeska është thirrur në këtë deklaratë, në Ligjin për vetëqeverisjen lokale, në nenin 56 pika C, e cila thotë prerazi se mandati i kryetarit të komunës përfundon me dorëheqjen e tij. Me këtë deklaratë, citojmë Qeskën, “definitivisht përfundon mandati i Qazim Qeskës si kryetar i Komunës së Rahovecit para kohe”.
çka ka këtu të paqartë, ashtu që Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë interpretimin e saj?
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), sërish citojmë (kësaj here nga shkresa njoftuese që ministri Ferati ia ka dërguar presidentit Sejdiu, më 15 korrik, 2010), “si ministri përgjegjëse për qeverisje lokale bazuar në nenin 76.1 të Ligjit për vetëqeverisje lokale”, ka konfirmuar dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Rahovecit, përmes pranimit të njoftimit zyrtar me shkrim nga kryetari i Komunës së Rahovecit për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e kryetarit të kësaj komune.
Në këtë mënyrë, siç konstaton ministri Ferati, i ka përfunduar mandati kryetarit Qeska dhe është hapur udha që presidenti Sejdiu të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të ri të Komunës së Rahovecit.

Le të paramendojmë që ja, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka farë paqartësie të cilën ne, vdektarët e rëndomtë të këtij vendi që po ecën gjithnjë e më shpejtë drejt mjerimit politik (pas atij social dhe ekonomik), nuk mund ta kuptojmë. Pse atëherë Sejdiu ka pritur 43 ditë të plota, që prej marrjes së letrës nga ministri Ferati, më 15 korrik (2010), të kërkojë sqarim të këtillë prej Gjykatës Kushtetuese, edhe pse zyrat ligjore në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe në ICO (Zyrën Civile Ndërkombëtare), kanë mundur lehtë t’ia adresojmë paqartësitë dhe shqetësimet presidentit Sejdiu, i cili sipas postit dhe profesionit që ka, do të duhej të njihte dhe të mbronte shumë më tepër se ne Kushtetutën dhe ligjin në Kosovë.
është ky po i njëjti president i vendit, Fatmir Sejdiu pra, të përkujtojmë edhe një herë, i cili kokë në vete, pa kërkuar sqarime dhe shpjegime prej kurrkujt, pos duke u bazuar në marrëveshjen politike që kishte me Hashim Thaçin, kryeministrin e Kosovës, bëri interpretimin e Propozimit Gjithpërfshirës të presidentit Ahtisaari, duke i shtyrë zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë për vitin 2011, megjithëse, sipas kësaj Pakoje, zgjedhjet e para parlamentare në Republikën e Kosovës është dashtë të mbahen jo më vonë se nëntë muaj pas hyrjes në fuqi të këtij Propozimi (gjë që ka ndodhur në vitin 2008).
Krejt kjo çfarë po ndodh pra me rastin Qeska, s’është gjë tjetër pos përçmim i qytetarëve të Kosovës, përmes shkeljes së Kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës, s’është gjë tjetër pos dëmtim i rëndë i demokracisë kosovare, me pasoja të paparashikueshme për qëndrueshmërinë e saj.
(Blerim Shala është nënkryetar i parë i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës)