Për herë të parë shpresë në Lindjen e Mesme

Tani që presidenti Obama ia doli t’i kthente në tavolinën e negociatave izraelitët dhe palestinezët, analistët janë duke i nënvleftësuar gjasat e tij për arritjen e një marrëveshjeje paqësore. Megjithatë janë katër faktorë që i dallojnë bisedimet e drejtpërdrejta, të cilat do të fillojnë më 2 shtator në Washington, nga tentativat e mëparshme, faktorë këta që të japin arsye për optimizëm.
Së pari, niveli i dhunës ka rënë në masë të konsiderueshme në rajon. Gjatë të nëntëdhjetave Izraeli pësoi dëme të mëdha prej sulmeve terroriste, gjë kjo e cila e bënte të pamundur që liderët të justifikonin koncesionet. Izraelitët filluan të besojnë se lideri palestinez, Yasir Arafat, po luante një lojë të dyfishtë, duke përkrahur paqen në negociata, mirëpo duke i lejuar terroristët të veprojnë në territorin që duhej ta kontrollonte.
Sot Autoriteti Palestinez është duke e mbajtur rendin në Bregun Perëndimor, duke parandaluar sulmet e dhunshme mbi izraelitët dhe duke e vënë në provë besueshmërinë e saj si partnere në negociata. “Hamasi”– kryesisht nga frika prej një ndërhyrjeje izraelite që do ta largonte nga pushteti – është duke e bërë të njëjtën në Gazë.
Këto përpjekje të kombinuara me masa më efektive izraelite në fushën e sigurisë, kanë bërë që numri i civilëve izraelitë të vrarë në sulmet terroriste të bjerë prej 452 më 2002 në 6, gjatë vitit të kaluar, dhe vetëm 2 deri tani këtë vit.
E dyta, ndërtimi i kolonive është ngadalësuar në masë të konsiderueshme. Si rezultat i moratoriumit dhjetëmuajsh të Izraelit mbi kolonitë, nuk është raportuar për fillimin e ndërtimeve të reja në Bregun Perëndimor nga Zyra Qendrore izraelite e Statistikave në çerekun e parë të këtij viti. Për më tepër, nuk ka pasur as projekte të reja për ndërtim në Jerusalemin Lindor që nga marsi, kur nënkryetari amerikan, Joe Biden, gjatë një vizite në Izrael e dënoi paralajmërimin për ndërtimin e 1.600 njësive të reja të banimit. Numri i rrënimeve të shtëpive palestineze po ashtu ka rënë, krahasuar me vitet e kaluar.
Megjithatë moratoriumi mbi kolonitë do të skadojë më 26 shtator. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pak gjasa që ta zgjasë atë dhe Mahmoud Abbasi, president i Autoritetit Palestinez, ka deklaruar se do tërhiqet nga negociatat po qe se vazhdon ndërtimi i kolonive.
Megjithatë mund të bëhen kompromise funksionale, po qe se Netanyahu e kufizon ndërtimin në blloqet të cilat me gjasë do të inkorporohen në Izrael në marrëveshjen përfundimtare, duke ofruar në të njëjtën kohë mundësi që do të jenë të dukshme për palestinezët e Bregut Perëndimor. Izraeli mund të premtojë se ushtria izraelite nuk do të hyjë më në rajonet nën kontrollin palestinez. Ky shtet po ashtu mund ta lejojë policinë palestinezë që të patrullojë në shumicën e fshatrave të Bregut Perëndimor.
Së treti, qytetarët nga të dyja anët e mbështesin një zgjidhje përfundimtare me dy shtete. Këtë opsion e mbështesin edhe shumica e arabëve. E vërteta është se shumica e njerëzve në Lindjen e Mesme janë të lodhur nga ky konflikt dhe po qe se Netanyahu e Abbasi mbërrijnë marrëveshje funksionale, publiku nga të gjitha anët do ta mbështesë atë.
është e vërtetë se Netanyahu do të përballej me kundërshtimin e ashpër përbrenda partisë së tij “Lukud”, mirëpo ai mund të llogarisë në mbështetjen e qendrës izraelite dhe të majtës, për ta siguruar shumicën në “Knesset”. Po ashtu për shkak se referendumi mbi shtetësinë palestineze do ta siguronte shumicën në Gazë e në Bregun Perëndimor, Hamasi – gjithnjë i vetëdijshëm mbi opinionin publik palestinez – nuk do të mund të bënte rezistencë të ashpër.
E katërta, nuk ka shumëçka për t’u negociuar. Në 17 vitet që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Oslos, negociatat e detajuara për statusin përfundimtar i kanë trajtuar të gjitha çështjet e rëndësishme. Po qe se krijohet një shtet i pavarur palestinez, zona e marrëveshjes është e qartë dhe pazarllëqet e domosdoshme tashmë janë të njohura.
Marrëveshjet në fushën e sigurisë pothuajse u arritën më 2000 në Camp David para dështimit të negociatave. Rreziku nga sulmet me raketat që nga ajo kohë, midis zhvillimeve të tjera, kërkon që të dyja palët të merren vesh për kontrolle më rigoroze kufitare dhe një force të tretë në Luginën e Jordanisë. Mirëpo një vit është kohë e mjaftueshme për ta zgjidhur këtë. Në të vërtetë, po qe se liderët synojnë me sinqeritet që të arrijnë marrëveshje, atëherë zvarritja e negociatave do t’i dobësonte politikisht dhe do t’u jepte kohë për organizim kundërshtarëve të paqes.
Thënë troç, atmosfera për negociata është më e përshtatshme për arritjen e një paqeje tani, sesa që ka qenë ndonjëherë gjatë dhjetëvjetëshit të kaluar. Gjasat për paqe tani varen nga vullneti i liderëve.
A ka presidenti Abbas, tashmë me pozicion të dobësuar, guximin për të mbrojtur koncesionet e bëra para popullit të tij, posaçërisht kur është në pyetje koncesioni për “të drejtën për kthim” në Izrael? A e ka kryeministri Netanyahu vendosmërinë për t’u tërhequr prej të paktën 95 për qind të Bregut Perëndimor dhe ta pranojë një kryeqytet palestinez në Jerusalemin Lindor arab? Po ashtu, a ka presidenti Obama aftësi për t’i bindur të dyja palët për ta arritur këtë marrëveshje dhe për t’i siguruar se SHBA-ja do t’i mbështesë ata? Në fund të administratës Clinton, Shimon Peres pati thënë se “historia është si një kalë që galopon pranë dritares dhe prova e vërtetë e aftësisë politike është të kërcesh nga dritarja e të biesh në kalë”. Arafati dështoi duke i lënë në gjendje konflikti palestinezët dhe izraelitët. Nuk e dimë nëse Abbas dhe Netahyanu do ta marrin këtë hap të rrezikshëm politik. Tani për tani duhet të kemi besim dhe ta përshëndesim faktin që diplomacia amerikane ka siguruar që ata të vihen në provë.
(Autori, drejtor i programit për Politikë të Jashtme në institutin “Brookings”, ishte ambasador i SHBA-së në Izrael gjatë administratës Clinton. Ky vështrim është shkruar për gazetën amerikane “The New York Times”)