E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ka kaluar koha e kompromiseve Zijadin Gashi

Autoritetet ne Prishtine thone se paralajmerimet e presidentit serb, Boris Tadic, per gatishmerine e tij rreth disa kompromiseve ne raport me Kosoven, nuk e ndryshojne pozicionin e Serbise dhe e ftojne Tadicin qe ta njohe mendimin e GJND-se dhe te shprehe gatishmerine per relaksimin e marredhenieve ndershteterore me Republiken e Kosoves. Cfaredo rezolute per Kosoven qe paraqitet nga Serbia ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, qofte ajo e modifikuar apo jo, eshte e panevojshme dhe nuk i kontribuon relaksimit te marredhenieve mes dyja vendeve, thone autoritetet ne Prishtine. Nderkaq, paralajmerimet e presidentit te Serbise, Boris Tadic, se eshte i gatshem per disa kompromise, perfaqesuesit ne Prishtine i shohin si taktizime te politikes serbe dhe i preferojne Tadicit qe ne vend te kompromiseve, ta njohe mendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne lidhje me legjitimitetin e pavaresise se Kosoves.
Zedhenesi i presidentit te Kosoves, Xhavit Beqiri, thote se pozicioni i pales kosovare eshte i qarte, qe nenkupton se nuk ka nevoje per rezolute serbe ne Asamblene e Pergjithshme, pasi qe ajo ne cfaredo forme qe paraqitet, eshte menduar t’i nxjerre telashe shtetit te Kosoves. Nuk ka nevoje per asnje lloj rezolute, per shkak se GJND-ja edhe njehere e konfirmoi fuqishem validitetin e legjitimitetit te pavaresise se Kosoves.
“Nuk ka nevoje per asnje lloj rezolute, per shkak se Gjykata Nderkombetare e Drejtesise edhe njehere e konfirmoi fuqishem validitetin e legjitimitetit te pavaresise se Kosoves. Keshtu qe Tadici bashke me qeverine do te ishte mire qe te mendonte per normalizimin e marredhenieve ndermjet dy shteteve sovrane dhe dy shteteve fqinje”, thote Beqiri.
Nderkohe, edhe opozita nuk sheh ndonje ndryshim ne pozicionin e Serbise karshi Kosoves, por deklaratat e presidentit Tadic me shume i sheh si taktizime dhe perpjekje per te perfituar politikisht ne raportet e demtuara te ketij vendi me Bashkimin Evropian.
Anetari i Kryesise se Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Avni Arifi thote se Kosova tashme i ka bere kompromiset e veta dhe ato mund te lexohen ne Pakon e Ahtisarit.
Kurse tani, nenvizon Arifi, te dyja shtetet vetem mund te bisedojne per raporte ndershteterore, por jo edhe kompromise tjera ne lidhje me ceshtje te brendshme te Kosoves. Ne besojme se koha e kompromiseve dhe e marreveshjeve ka kaluar me Pakon e Ahtisarit. “Ne besojme se koha e kompromiseve dhe e marreveshjeve ka kaluar me Pakon e Ahtisarit, gje qe eshte konfirmuar tashme edhe me mendimin e GJND-se. Rezoluta te tilla nuk e ndihmojne Serbine, e as paqen ne rajon, perkundrazi”, thekson Arifi. Qe nga paraqitja e nismes per rezoluten serbe ne Asamblene e Pergjithshme, Serbine e kane vizituar diplomate perendimore ne perpjekje qe ta bindin kete vend qe te heqe dore, apo te pakten ta modifikoje tekstin e projekt-rezolutes, i cili shihet edhe si anashkalim i mendimit te GJND-se. Mirepo, ne cdo variant te mundshem, nje rezolute e tille, qofte edhe e miratuar eventualisht ne Nju-Jork, megjithate nuk do te ishte obligative per Kosoven, vlereson analisti Driton Lajci. “Ne aspektin formal, rezoluta nuk e obligon Kosoven, sepse ajo do te jete version politik. Por, ajo do t’u hyje ne favor qendrave te vendosjes, Uashingtonit e Brukselit, qe te procedojne me hapat e metejme ne drejtim te afrise ndermjet Prishtines dhe Beogradit". "E dyta, rezoluta nuk ka mundesi, nuk ka fuqi e as efekt qe ta anuloje, shtremberoje apo ndryshoje mendimin e GJND-se”, vlereson Lajci. analisti Driton Lajci thote se te gjitha opsionet lidhur me kete rezolute jane ende te hapura, ndonese nuk e perjashton mundesine qe Serbia ta terheqe kete rezolute dhe ne vend te saj Asambleja e Pergjithshme te nxjerre nje deklarate, me te cilen do te ftoheshin Serbia dhe Kosova qe te fillojne bisedimet ne Bruksel.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›