E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më shumë interes për mungesën e vlerave se për vetë vlerat

Faqet e kulturës nëpër gazeta janë fokusuar në thashetheme vipash dhe intervista mediokre këngëtarësh dhe pothuaj asnjë interpretim dhe kritikë letrare për botimet që çuditërisht ende ekzistojnë mes ndëshkimit të taksur informativ për ato, nuk gjen brenda tyre

Nga Artan Mullaj

Para disa kohësh takova rastësisht njërin nga fabulistët e rralluar shqiptarë, t cilin nuk e njihja m par, por edhe tani emrin nuk ia mbaj mend. Ky takim në njërin nga lokalet e Tiranës, por edhe kjo lajthitje e kujtesës sime, janë njhersh arsyet e këtij meditimi të penduar e dëshpëruar. Harresën e pafalshme e përtypa me moskokëçarje dhe e glltita me shijen e zakonshmërisë që na edukon jeta shqiptare, por më pas, ndjesia e shpërfilljes instiktive për një njeri që meriton të kundërtën, vlerësimin, sepse është artist dhe ka shkruar një vepr, u zëvendësua njëherazi me vrasje ndërgjegje.

Vrasje ndërgjegje jo vetëm për harresën, por edhe për transformimin e pakorigjueshëm që kemi pësuar, ndërsa jetojmë në një epokë ku zullumi ka sfiduar vëmendjen pr t bukurn dhe shpërfillja ka shuar pasionin pr t krijuar. Në fakt problemi me vetveten është pikë së pari profesional: ndërsa në shkrimet tona analitike synojmë të shpëtojmë botën nga fshehja e së vërtetës, dora dorës, pa kuptuar as vetë, ne jemi shndërruar në ingranazhe të një mekanizmi absurd që shkatërron që në embrion vlerat, krijimin dhe punën intelektuale.. (Aq më shumë që si krijues, si njeri i letrave, unë jam një nga ata që e kam ndjerë qysh herët përplasjen sureale mes pasionit të fortë për të shkruar dhe kotësisë së kësaj pune, në një botë ku ndjeshmëria artistike përditë e më shumë shitet si skizofreni).

Fabulisti pensionist që nuk i mbaj mend emrin, të cilit kokulur i kërkoj ndjesë, mbante disa kopje nga libri i tij i fundit me fabula, ku kish shënuar edhe dedikimet për miqtë dhe t adhuruarit e tij që, pas ftesës, i priste pikërisht aty në lokal, tua jepte dhuratë: Dashamirës t librit, njerz publik, të rëndësishëm ose jo, t njohur ose t panjohur. Kafesë sonë iu bashkua aktori Mirush Kabashi, i cili e pranoi me finesë dhe dashamirësi librin e autorit, pa fshehur brishtësinë si keqardhje t artistit, për kronikën e fatalitetit që shoqëron zakonisht krijimet e autorëve shqiptarë. Pastaj erdhi edhe fabulisti tjetër i njohur, Gjikë Kurtiqi, i cili e pranoi gjithashtu librin e dedikuar me kënaqësi prej kolegu dhe patjetër me vetëdijen se është ngushëllim i fortë të pranosh dhe durosh realitetin e pashpresë të botimeve të reja: pasi i publikojn me vështirësi të mëdha, autort jua dhurojnë veprat e tyre miqve dhe lexohen vetëm nga ata, ose as nga ata, e më pas harrohen Erdhën edhe miq të tjerë të autorit, që unë nuk po i përmend, për arsye se nuk kam mund ta bëj këtë gjë pa miratimin re tyre, të cilët i shfletuan librat njëlloj si ne të tjerët, me kureshtje e dashamirësi, por edhe me urime pëshpëritëse për suksese që dihet se nuk mund të vijnë kurrë.

Shkrimtarët kanë një marrëdhënie të veçantë me veprat e tyre. sht diçka si nj si një komunikim surreal n nj jet paralele q vetëm ata mund edhe din t krijojn; ndjesia e pronësisë ndaj librave q shkruajnë, përafron me atë që kanë prindërit për fëmijët. Në kohën tone, ndryshimi dhe problemi është se librat artistikë, këto vepra, për sa kohë nuk merren seriozisht nga askush dhe ndëshkohen njëherazi me indiferencë të plotë mediatike dhe instituticionale, shmbllejn jetime, apo janë në mëshirën e fatit. sht nj perceptim q duket si padrejtësi e ardhur nga asgjëja dhe mbase kjo gjë, mosprfillja publike pr krijimin letrar, në përmasat e një çligjërimi, është shtytja për një dashuri më të madhe autorësh për veprat e tyre, ashtu si për jetimët, keqardhja është një shtysë kujtese për dashurinë e munguar Sepse, krijuesit tan, keqardhjen publike pr veprat jetime, e kanë të vetmin shpërblim për punën që bëjnë.

Artistët tanë sot jan nj fuqi e mohuar! Ata përfaqësojnë pikërisht të kundërtën e asaj që duhej të përfaqësonin në rrethana të tjera, në rast se vlerat do të ishin vlera dhe botën të mos e sillte vërdallë diktatura e re e parasë.

Gjithsesi, nuk është thjesht pesimizëm ajo çka sjell sfida e autoritetit të munguar të arteve dhe letërsisë, në një shoqëri ku robotët janë më të ndjeshëm se ata që i prodhojnë ato dhe mania e fitimit është një hap larg babëzisë. Është gjëmë!. Dukë qënë një mungesë, bota shpirtërore e ka lënë me fashitjen e saj biologjinë e mishit në nivelet kafshërore, ku emocionet nuk janë të tilla por instikte të pakuptueshme të një ekzistence pa tharm e pa sharm Shpirtërisht njerëzit tanë janë më të varfër se kurrë, rinia jonë është në dilemma morali dhe kjo gjë është diçka më fenomenale se fati i pashpresë i krijimeve q nuk i merr askush seriozisht, edhe kur vlejn, edhe kur nuk vlejn... Njerëzit që lexojnë janë paksuar më shpejt se rrallohen arinjtë polarë, hipopotamt dhe më shpejt se njerëzit e tjer q kan n dor t vlersojn shpërthimet shpirtërore të atyre që ende ngulin kmb t krijojnë Në jetn civile është krijuar psikoza e tmershme e tregut ku shitet e blihet diçka e gjithçka që lidhet me interes financiar edhe politkë, në varësi të luhatjes së aksioneve të tyre.

E dhimbshme por me sa duket kështu do të jetë. E ndërsa ka më shumë interes për mungesën e vlerave se për vlerat vetë, autorët e harruar do të shtohen në tryezat e vetmuara të kafeneve ku dhurohen libra dhe pëshpëritet nganjëherë për botimet e reja.

Këtu unë shënova detaje të dhimbshme të një pasioni me flatra, t cilit i mungon hapsira pr t fluturuar dhe q që duhet shpërblyer, por që unë e shpërfilla vetë, për një moment me haresë. Fola për një fabulist që sapo i ka vënë flakën kursimeve të pleqërisë për të botuar një libër me fabula, që do ti shtohet poezive dhe romaneve të tjera, vështirësive të tjera, përpjekjeve të tjera, iluzioneve të shumë autorëve të tjerë, që nuk kishin edhe nuk do të kenë asnjë ndriçim ardhmërie për shkrimet e tyre q vlejn dhe natyrisht pr ato q nuk vlejn... Kujë errësire tingëllon interesimi i paqënë për ato, ndërsa sfida duhet pranuar nga të gjithë. Vjeshta e krijimeve ka trokitur si një zhgënjim në qelitë e varfëra të atyre që padrejtësisht shpresojnë ende në vëmendje të reja, sepse ato nuk ekzistojnë. Sa më shumë reklama televizive të bombardojnë mendjet e tyre përditë e përnatë dhe sa më shumë politika dhe politikanët të abuzojë me shkakun për të cilën ajo është krijuar dhe vazhdon të diktojë, aq më pak lexues do të kenë interes të shfletojnë..

Sepse sigurisht që duhet përmendur se politika dhe pushteti përmes saj, ashtu si edhe në fusha të tjera, ka rolin e saj në vrasjen e artit shqiptar dhe krijimit..

Arti ngjan me fenë. Kanë të njëjtën filozofi në misionet e tyre dhe të njëjtat arsye për të cilat ato ekzistojnë. Nëse feja ngrihet mbi frikën instiktive të njerëzimit ndaj vdekjes, pas së cilës është edhe Zoti, arti ngrihet mbi nevojën sociale q njerzit t jen të ndërgjegjshëm, të ndjeshëm e shpirtërisht të moralshëm, pra mbi vetë moralin.

Nëse frika ndaj Zotit është e përjetshme si Zoti, çka siguron përjetësi edhe për fenë, morali, jeta shpirtërore sot ,ndodhet në kapandriqin e fundit. Në shkatërrim gjendet si rrjedhojë edhe arti, krijimi. Njerëzit, më shumë se kurrë sot janë gati të pranojnë se letërsia dhe artet kanë perënduar. Q janë të paktë ata që besojnë se ato janë ende të dobishme, kjo gjë duket sistematikisht edhe në mënyrën e jetesës së rinisë sonë të humbjes së dhimbshme të kohës,të kafeneve,të pabeve dhe internetit, por edhe në shpërfilljen barbare të mediave.

Faqet e kulturës nëpër gazeta janë fokusuar në thashetheme vipash dhe intervista medio

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›