E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeshtrja e cirkut promovon librin Shqiperia Ime

Në ambientet e Ministrisë së Kulturës është  organizuar promovimi i librit  më të fundit  të “Mjeshtres së Madhe” të cirkut  Znj. Vitore Sallaku i titulluar “Shqipëria Ime”. Sallaku vitet e fundit i është dedikuar shkrimit. Kjo vepër vjen në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë , ku ajo thotë se kam dashur të bëju një libër që pasqyron momente të rëndësishme kulturore dhe historike të vendit tim
Megjithatë Vitore Sallaku  pjesën më të madhe të jetës së saj i’a ka dedikuar cirkut. dhe  Kujtimet janë të shumta, pasi në këtë ambient ajo u njohë edhe me bashkëshortin e saj Skënder Sallaku. Ajo i kushtoi jetën këtij pasioni. Renditet mes themeluesve të artit të veçantë. Për këtë ajo i ka kushtuar edhe një libër. "Historia e Cirkut Shqiptar". Në promovimin e librit të saj të tetë morën pjesë artistët më të njohur në vend.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›