Mjet shpërthyes te zyra e avokatit Bici

Një granatë dore është vendosur sot në mëngjes në zyrën e avokatit Xhevat Bici, në lagjen “Aktash” të kryeqytetit, konfirmon policia e Kosovës.
Mjetin shpërthyes e kishte gjet vet avokati i cili më pas ka lajmëruar policinë.
Organet e rendit më pas e kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar granatën.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Agron Borovci, thotë se në vendin e ngjarjes menjëherë ka reaguar policia e Kosovës, dhe se nuk ka të lënduar.
“Është shpëthyer një granatë në mënyrë të kontrolluar. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, dhe se hetimet lidhur për këtë rast po vazhdojnë”, ka thënë Borovci për Indeksonline.
Avokati Bici ka thënë për Indeksonline se nuk e din kush ka mundur ta vendos mjetin shpërthyes tek zyra e tij.
“Nuk e dinë se kush ka mujt me e kry një akt të tillë, besoj se policia e dinë se çka do të ndërmarrin, e dinë punën e tyre”, ka thënë Bici.
Ndryshe i kishte deklaruar ai Gazetës Jeta në Kosovë.
“E di kush ka mund ta bëjë sepse më kanë kërcënuar, për këtë e kam informuar edhe policinë, mirëpo pas marrjes në pyetje e ka liruar personin”, ka thënë avokati./Indeksonline/