E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazpromi vijon uljen e furnizimit ndaj BE-se

Gjatë ditës së shtunë Rusia ka vijuar uljen me gati 30% të furnizimit me gazi drejt vendeve të BE-së. Gazpromi ka pranuar se volumi i gazit gjatë këtyre ditëve ka qenë i reduktuar pasi kryeministri Vladimir Putin ka urdhëruar që furnizimi të përqëndrohet vetëm në tregun e brendshëm. Sipas të dhënave të Snam rete gaz, furnizimi i Europës është reduktuar akoma edhe më shumë se një ditë më parë. Shefi ekzekutiv i Gazpromit ka deklaruar se rënia e volumit ka ardhë pasi kolosi energjitik rus nuk është në gjendje të furnizojë me gaz të mjaftueshëm Europën. Prioriteti sipas Alexander Krulgov, është furnizimi i konsumatorëve vendas. Sipas agjencisë së lajmeve Ria Novosti , funksionarët e Gazpromit janë urdhëruar nga Vladimir Putin të marrin masa maksimale për t’ju përgjigjur nevojave të partnerëve europianë, por duke theksuar se konumatorët rus duhet të mbeten në plan të parë. Gjatë dy ditëve të fundit Gazpromi ka reduktuar sasinë e gazit drejt BE duke shkaktuar probleme në nëntë vende si Gjermania, Polonia, Sllovakia, Austria, Hungaria, Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Italia, pikërish edhe vendet më të goditura nga temperaturat nën zero dhe dëbora.
Një ditë më parë kompania ruse deklaroi se do të respektonte marrëveshjen kontraktuale me BE, përsa i përket volumit të eksporteve të gazit. Por dimiri i egër në Rusi qe ka cuar nën 35 gradë temeraturat ka bërë që gazi për ngrohje të përdoret edhe më shumë. Gjithsesi edhe njëherë nga Brukseli bëjnë me dije se Europa nuk është në gjendje emergjence pavarësisht dëborës dhe të ftohtit, ndërkohë që jane marrë masat per organizimin e grupeve të përbashkëta te punes me vendet anëtare për përballimin e situatës, nëse do të jetë e nevojshme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›