Gara per president republikani Romney perballe Obames

Ish-governatori i Massachusetts, Mitt Romney hyn në garën e kandidatëve republikanë për të konkurruar përballë Obamës në zgjedhjet presidentciale të vitit të ardhshëm. Në fjalimin e tij të parë në këtë cilësi, Romney ka deklaruar se presidenti Obama e ka zhgënjyer Amerikën.
Ai e fajësoi kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë për frustrim të votuesve me premtimet e tij ekonomike. Gjatë fjalimit në Nju Hempshire, Romney premtoi se nëse zgjidhet, do t'i kthejë SHBA në numrin një në botë për vendet e reja të punës.
Biznesmeni i pasur është kandidati më potencial në garën brenda republikanëve për zgjedhjet presidenciale 2012. Romney ka shanse të mira të jetë kandidati republikan përballë Obamës, edhe pse ish-kandidatja për zëvendëspresidente në 2008-ën, Sarah Palin renditet shumë afër tij në disa sondazhe, ndonëse nuk ka shpallur ende kandidaturën.