E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, ish-drejtori i bankës vodhi 3 mln euro, dënohet me 12 vite burg

FIER- 12 vite burg për ish drejtorin i një filiali banke në qytetin e Fierit. Ky ka qenë vendimi që ka dhënë ditën e sotme Gjykata e Shkallës së Parë ndaj 43-vjecarit Gjergji Xhaho, i cili akuzohet për vjedhje, duke shpërdoruar detyrën.

Cështja gjyqësore ndaj Xhahos nisi në dhjetor të vitit 2010, kur ai u akuzua për vjedhjen e një shumë prej 3 milion eurosh, para të përvetesuara nga viti 2005 deri në 2010-n. 43-vjecari arriti të merrte shumën e parave nëpërmjet transaksioneve të paligjshme, duke i lënë më vonë në lojëra fati, Pas rreth dy vitesh, gjykata ka mbyllur cështjen ndaj tij duke e cilësuar fajtor.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›