Mlladiç në ditën e dytë të gjykimit në Hagë

Ish-gjenerali po përballet me 11 akuza për genocid dhe krime kundër njerëzimit
Dita e dytë e procesit gjyqësor në Hagë kundër Mlladiç ka nisur me prokurorët të cilët kanë paraqitur provat e tyre kundër njeriut që sipas tyre ka kryer genocidin e parë në Europë që nga lufta e dytë botërore. Mlladic akuzohet se është arkitekti i krimeve të tmerrshme në Bosnjë gjatë periudhës 1992 - 95.
Gjyqi ndaj tij po zhvillohet 20 vjet pasi serbët ndërmorën një fushatë të egër të spastrimit etnik në Bosnjë përfshirë dhe masakrimin e 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë në vitin 1995. Një nga avokatët që përfaqëson nënat e viktimave, Aleks Hagedorn ka vite që bën presin në komunitetin ndërkombëtar për të bërë më shumë kundër Mlladiç.
Ndërsa avokati i prokurorisë ka bërë të ditur se provat kundër Mlladic do të flasin vetë. Ai ka thënë se ky ishte dhe do të mbetet genocide. Mlladiç, tashmë 70 vjeçar është i fundit nga protagonistët kryesorë në luftërat e Ballkanit të viteve ’90 që po përballet me akuza në gjykatën e Hagës. Ai akuzohet për vrasje, genocide, torturë, terror dhe krime kundër njerëzimit, edhe pse akuzat zyrtare kundër tij janë 11.