Greqia me qeveri 48 orëshe
Kabineti grek me 16 ministra, do jetë i përkohshëm pasi do ta përgatisë vendin për zgjedhjet e reja më 17 qershor
Ka nisur punimet parlamenti i Ri grek menjëherë pas betimit të qeverisë së re mëngjesin e sotëm. Qeveria e përkohshme e Greqisë është krijuar në një kohë që vendi po kalon një situatë të vështirë ekonomike dhe politike. Prej ditës së sotme Greqia ka një qeveri të re provizore të përbërë nga 16 ministra, funksionarë të lartë shtetërorë dhe docentë universitarë, të cilët do të çojnë vendin në zgjedhjet e reja parlamentare që do të zhvillohen më 17 qershor.
Anëtarët e qeverisë teknike, që drejtohet nga 67 vjeçari Panajotis Pikramenos janë betuar sot pak para mbledhjes së parlamentit të ri të përbërë nga deputetët e dalë nga zgjedhjet e 6 Majit.
Parlament i cili do të zgjasë vetëm 48 orë është parlamenti më jetëshkurtër në historinë e Greqisë.